Riciklimi dhe eliminimi i plehrave
Suedia po merr emer si nje nder vendet me te dedikuara ndaj pastertise se mjedisit. Ky vend skandinav eshte shume aktiv ne perpjekjet per te eliminuar plehrat, ne menyre qe te mos shnderrohen ne burim te rrezikshem metalesh te renda qe ndotin rrjetin ujor, por te shfrytezohen per prodhim energjie.
 
Artikuj te perditshem si qese plastike, rroba te vjetra, kuti kartoni – konsumatoret mund te mos mendohen gjate kur i hedhin keto objekte ne plehra, por ne Stokolm te Suedise ato sherbejne per te prodhuar energji dhe per te ngrohur mjediset e banimit.
        
Stokolmi ka nje impiant qe punon pa nderprerje per diegien e plehrave. Cdo vit, impianti Hogdalen djeg ne vit 700 mije tone plehra dhe prodhon energji per te ngrohur 20 per qind te banesave suedeze dhe per te furnizuar me energji rreth 250 mije shtepi.
        
Por ne ditet tona, lenda e pare e impiantit – plehrat, nuk gjenden me kollaj. Me shtimin e perpjekjeve per riciklim, sasia e plehrave qe ofrohet per diegie ka rene. Ne vitin 2011, 32.8 per qind e mbetjeve te familjeve suedeze u ricikluan. Nese perfshijme ketu edhe mbetjet ushqimore qe riciklohen per te prodhuar pleh organik, kjo shifer arrin ne 47 per qind. Ne Shtetet e Bashkuara, kjo shifer eshte vetem 34 per qind dhe ne pjesen tjeter te Europes eshte 40 per qind.
        
David Nilsson eshte shume i rregullt ne riciklim:
           
“Ricikloj gazeta, karton, objekte plastike, metal, qelq me ngjyre dhe te tejdukshem. Nje pjese te klasifikimeve e bej ketu, pastaj bej ndarjen perfundimtare ne qendren e riciklimit”. 
        
Ky entuziazem per riciklimin ka cuar ne mungesa ne masen 1.6 milione tone te sasise se plehrave qe nevojiten per nevojat e ngrohjes dhe prodhimit te energjise. Per te zgjidhur kete problem, Suedia po importon plehra nga pjesa tjeter e Evropes. Pjesa me e madhe e mbetjeve te importuara vijne nga Norvegjia, por ka sasi te importuara edhe nga Britania dhe Italia. Megjithese procesi bazohet tek djegia, Catarina Ostlund e Agjencise Suedeze per Mbrojtjen e Mjedisit thote se kjo zgjidhje eshte me pozitive per mjedisin:
 
“Shume vende nuk kane impiante per djegie dhe sisteme te mira per riciklimin e materialeve. Ata i mbledhin plehrat ne pika grumbullimi, apo landfille, ku clirojne gaze dhe elemente te demshem ne ajer apo ne ujerat nentokesore”. 
        
Ne Suedi vetem 1 per qind e mbetjeve perfundojne ne landfille, krahasuar me 54 per qind ne Shtetet e Bashkuara. Djegia nuk eshte zgjidhja ideale, pasi rezulton ne clirimin e gazeve ndotese ne atmosfere, por eshte nje zgjidhje me e mire se depozitimi i plehrave ne landfille. Ake Wikstrom i kompanise Fortum qe menaxhon impiantin Hogdalen, thote se djegia realizohet me teknologjine me moderne per te reduktuar sa me shume gazet e demshme:
         
“Keto impiante sot shkaktojne deme shume me te pakta ne mjedis. Kemi disa procese per pastrim, per elimimin e metaleve te renda ne menyre qe te mos ndotin mjedisin”. 
        
Suedia nuk eshte e vetmja qe shfrytezon plehrat per prodhim energjie. Gjermania, Holanda dhe Belgjika operojne impiante te tilla, te cilat shfrytezojne edhe plehra te importuara per te funksionuar ne kapacitet te plote. Parashikohet qe me shtimin e kapaciteteve ricikluese ne vende te tjera evropiane, ne te ardhmen Suedia do ta kete te veshtire te gjeje plehra per te importuar. Por do te duhet kohe per te arritur deri ne ate pike. Ekzistenca e 140 milione tone mbetjesh ne pika te ndryshme grumbullimi ne Evrope nenkupton qe impiantet suedeze te djegies do te kene lende te pare edhe per shume vite te tjera.