Rikthehet Chris Bosh. Miami Heat shpreson per nje sezon pozitiv

Lidhur me artikullin:

Chris Bosh shikon drite ne fund te tunelit dhe eshte gati te marre mbi shpatullat e tij fatet e Miami Heat. Shtatlarti i koshit amerikan qe prej muajsh vuan nga nje demtim i problem shendetesor, shprehet se eshte gati per t’u rikthyer ne parket. Problemet me shendetesore me gjakun i shtyne mjeket t’i kerkonin basketbollistit te qendronte jashte per te pakten nje vit.

“Tani jam gati dhe ne forme shume te mire. Duhet te mendojme te ecim te gjithe ne te njejtin drejtim ne te ardhmen”, shprehet i mbijetuari i fundit i treshes se famshme te Miami Heat pas largimit te James e Wade.

Gjithsesi, nuk eshte ende e qarte data se kur numri 1 do te zbrese ne parket zyrtarisht pasi sezoni i ri starton pas dy javesh. 32-vjeçari ka edhe tre vjet ne kontraten e tij me Miami Heat. Skuadra do ta zhvilloje fazen pergatitore ne Bahamas, ndersa ne daten 4 Tetor do te ndeshet me Dallas per sfiden parasezonale. Ne Teksas, Bosh do te kerkoje te rikthehet serish nje pike referimi per skuadren e tij.

“Nuk shikoj asnje motiv se perse skuadra nuk deshiron te me shikoje ne fushen e lojes. E kam thene prej kohesh qe jam gati per te luajtur dhe per kete jam keshilluar me nje specialist. Gjithsesi, vendimin perfundimtar nuk do ta marr une por jam i sigurt se mund te luaj edhe per shume kohe ne NBA”.

Bosh numeron 384 ndeshje ne 6 sezone me Miami Heat dhe ndeshjen e fundit e luajti ne 9 Janar 2016 kunder San Antonios ku shenoi 18 pike dhe 5 ribaunde. Tre dite me pas, ai u diagnostikua me nje semundje te rralle gjaku, e njejta qe e la jashte fushave edhe nje sezon me pare. Forma e tij gjate sezonit te ri do te jete vendimtare per ecurine e Miami Heat qe kerkon kualifikimin ne fazen playoff.