1

Rindertohet arka e Noa. Do te lundroje deri ne Rio (Foto)

Rikthehet ne jete nje variant i anijes se Noas.

Anija biblike eshte ndertuar nga nje holandez kater vite me pare. Brenda saj Johan Huiber ka vendosur edhe kafshe, por kete here ato jane kafshe prej druri.

Kjo anije kushtoi 1.6 milione dollare dhe tani eshte bere nje atraksion ne Dordrecht, Amsterdam.

Anija u krijua per nder te historise biblike, ku Zoti e udhezoi nje njeri te quajtur Noa (Nuh) per te krijuar nje anije mjaftueshem te madhe sa per t’i shpetuar kafshet dhe njerezit gjate nje permbytjeje qe do te kaplonte boten.

Kjo anije eshte me e madhe se nje fushe futbolli dhe eshte e ndertuar me 5 pese kate. Me te mund te udhetojne 5,000 njerez.

Anija pritet te lundroje se shpejti per ne Brazil, per te marre pjese ne Lojerat Olimpike.