Rio, siguri maksimale per finalen

Autoritetet braziliane deklarojne se po planifikojne operacionin me te madh te sigurise ne Rio de Zhaneiro, per finalen e Kupes se Botes qe luhet diten e diele.

Mbi 25 mije forca sigurie do te vendosen ne qytet per ndeshjen finale qe do te luhet mes Gjermanise dhe Argjentines, kane deklaruar zyrtaret e larte.

Krere te shteteve te ndryshme, perfshire kancelaren gjermane Angela Merkel dhe presidentin rus Vladimir Putin do te ndjekin ndeshjen e shumepritur.

Rreth 75 mije tifoze pritet te ndjekin kete ndeshje qe do te luhet ne stadiumin “Maracana”, nderkohe qe ne operacionin e sigurise do te angazhohen police, ushtare e zjarrfikes, ndersa 25 anije do te monitorojne bregun e qytetit.

“Ky do te jete operacioni me i madh i sigurise qe vendi yne ka ndermarre ndonjehere”, deklaroi nje zyrtar i qeverise lokale, Jose Mariano Beltrane.

“Duhet te sigurohemi qe ky eveniment te shkoje si çdo ndeshje tjeter e Kupes se Botes. Personalisht preferoj te kem trupat gati sesa te kapem ne befasi nga ndonje e papritur”, ka shtuar ai.

Numri i agjenteve te sigurise eshte i barabarte me nje te treten e te gjithe tifozeve qe do te ndjekin takimin brenda stadiumit, raporton korrespondentja e BBC ne Rio, Julia Carneiro.

Masat e sigurise do te jene gjithashtu te rrepta ne zonat ku mijera argjentinas jane mbledhur ne kampingje, me autoritetet qe presin qe tifozet nga vendi fqinj te arrijne ne 70 mije per finalen.