Rita Ora: “Ju tregoj se cfare eshte seksi”

Lidhur me artikullin:

Rita Ora ka pozuar per numrin e ri te revistes amerikane ‘Cosmopolitan’ dhe me kete rast ajo ka treguar anen e saj seksi. Kengetarja kosovare ka folur edhe per ish te dashurin e saj te famshem DJ Calvin Harris.

“Ai ishte tipi i duhur ne kohen e gabuar. Une duhej te nisesha ne turne, ndersa edhe ai gjithashtu kishte shume pune. Kur nuk mund te shiheni me njeri-tjetrin aq gjate, nuk eshte se keni shume zgjidhje. Vertete ua kam lakmi atyre qe arrijne te mbajne lidhje ne distance. Kjo eshte nje detyre e madhe dhe une thjeshte nuk mund ta bej kete”, ka deklaruar bukuroshja shqiptare, e cila ne menyre te hapur flet edhe per seksin.

“Jam krenare qe mund te them se mendoj per seksin. Per mua seksi eshte menyra per ta njohur nje person tjeter”, ka thene ylli 23-vjece. Ajo i ka porositur te gjitha vajzat se mund te jene seksi dhe se te gjitha ato duhet te dalin para pasqyres dhe te thone: “Une jam seksi!”, sepse e tera fillon ketu.


Video: