Riviera shqiptare, perla e fshehur e Ballkanit

 

“Riviera shqiptare fare mirë mund të kthehet në një nga destinacionet më të preferuara të Europës për nga plazhet e paeksploruara. E lirë në çmime, me ushqim të freskët deti, me njerëz miqësorë dhe me plazhe të bukura. Dhe natyrshëm më lind pyetja: po përse nuk më ka folur njeri për këtë vend, përveç bashkëpunëtorëve të mi shqiptarë në Nju Jork, që ju them faleminderit –  shprehet gazetarja e mirenjohur amerikane Alison.

Me poshte po ju rendisim ne, disa nga vendet qe duhet ti vizitoni patjeter ne jugun e Shqiperise.

Cdo fundjave Zenith Travel organizon udhetime 3 ditore drejt Rivieres Shqiptare. Per me teper informacion Klikoni Ketu.

Gjiri i Gramës në Dhërmi

Gjiri i Gramës në Gadishulli i Karaburunit i njohur si Gjiri i Grammatas, ndodhet në rrëzë te shpatit perëndimor, shumë të thiktë të tij në Orikumin e afërt. Gjiri i Graeës ka shërbyer si një vend strehimi për anijet që gjendeshin në vështirësi përgjatë këtij bregdeti të rrezikshëm në vështirësitë e motit. Ky gji ka shërbyer fillimisht si zonë e shfrytëzimit të gurit lokal, në gurore të mëdha, gjurmët e të cilave duken edhe sot në të dy shpatet. Emri i Gramës është i lidhur në mënyrë të qartë me mbishkrimet e gdhendura që në antikitet, mbishkrimet shkëmbore kanë qenë të shumta në gjirin e Gramës, aty numërohen me shumë se 1500 mbishkrime.

Gadishulli i Karaburunit

Gadishulli i Karaburunit është ajo pjesë e bregdetit vlonjat, ku turizmi mund të gjejë terrenin më të përshtatshëm për t’u zhvilluar. 25 km larg qytetit të Vlorës, në rrugë tokësore, Gadishulli i Karaburunit ofron surpriza në çdo stinë për këdo që e viziton atë. Agjenci turistike aplikojnë jo vetëm udhëtime përgjatë këtij masivi, por edhe pushime njëditore, në plazhet që ndodhen aty. Udhëtime të tilla organizohen kryesisht gjatë stinës së verës, ndërsa synohet që ato të shtrihen gjatë gjithë vitit.

Shpella e piratëve

Shpella ujore ka një thellës prej 40 metrash, dhe nëpër muret e lagështa vihen re shenja bloze dhe gjurmë zjarresh. Ky objekt natyror, sipas gjeografëve vlonjatë, është shpella më e madhe detare e vendit, me xhepa të shumtë brenda saj. Për eksploruesit e natyrës, në Gadishullin e Karaburunit, ndodhet Shpella e Haxhi Alisë, detarit të njohur të Mesjetës së Vonë, i cili kishte ngritur në këtë shpellë portin për flotën e tij. Ndodhet në Karaburun, midis kepave të Gjuhëzës dhe Golovecit. Sipas legjendës, Shpella dikur është përdorur nga Pirati i njohur i shekullit të XVII-të Haxhi Aliu. Këtu ai strehohej së bashku me anijen dhe njerëzit e tij. Pozicioni i favorshëm i Karaburunit i ofronte këtij pirati mundësinë e plaçkitjes së anijeve napolitane, turke, veneciane, dalmate, etj. Pasi u vra nga venecianët Haxhi Aliu u varros së bashku me të birin në Sazan. Por varret e tyre nuk janë gjendur asnjëherë. Pleqtë tregojnë se Haxhi Aliu ishte një hero deti, ujk i gjallë, që nuk i trembej as kohës së keqe, as përleshjeve me piratët e shumtë, çfarë kishte në kohën e tij nëpër Mesdhe. Thanasi, një prej burrave më të moshuar të zonës, tregon se legjenda e kishe zmadhuar çdo veprim dhe trimëri të tij.