Robben: “Suksesi i Bayern fale punes se Louis Van Gaal”

Lidhur me artikullin:

Arjen Robben beson se Louis van Gaal ka hedhur bazat per suksesin e Bayern ne sezonet e fundit dhe ka shprehur bindjen se Carlo Ancelotti do te vazhdoje punen e mire te filluar nga holandezi dhe paraardhesit e tij Jupp Heynckes dhe Pep Guardiola. Van Gaal ka qene ne drejtim te ekipit bavarez mes viteve 2009 dhe 2011, duke udhehequr klubin drejt fitores se kampionatit dhe Kupes se Gjermanise ne sezonin 2009-10. Pas tij Heynckes ka drejtuar skuadren drejt “Tripletes” se famshme, duke fituar kampionat, Champions dhe kupe, para se t’ia dorezonte vendin Pep Guardiola, me kete te fundit qe ka fituar tre kampionate radhazi ne drejtim te Bayern para se te transferohej te Manchester City.

Dhe sulmuesi i Bayern Munich, Arjen Robben, beson se gjigantet bavareze po perfitojne akoma nga puna e mire e bere nga Van Gaal, teksa Ancelotti ka nisur pergatitjet per sezonin e tij te pare ne “Allianz Arena”.

“Mendoj se zhvillimet pozitive brenda klubit kane filluar nen drejtimin e Van Gaal. Fale sistemit te tij te lojes”, ka thene Robben. “Heynckes ka vazhduar ne ate rruge, duke dhene ndikimin e tij dhe idete e tija. Guardiola ka qene pak me ndryshe dhe Ancelotti besoj se do te jete gjithashtu pak i ndryshem nga Pep. Por nuk besoj se do te kete ndryshime te medha dhe se sistemi i lojes do te jete pak a shume i njejte”.