Robben: “Te Bayern po kaloj momentet me te mira te karrieres”

Lidhur me artikullin:

Arjen Robben te Bayern Munchen po perjeton nje rini te dyte. Sulmuesi holandez ndihet me i lumtur se kurre ne rradhet e kampioneve te Gjermanise aq sa deklaron me bindje se vendimi per tu transferuar ne Allianz Arena gjate veres se vitit 2009 ishte me i miri qe mund te nderrmerrte per karrieren e tij.

“Kur mbrrita ketu te Bayern isha vetem 25-vjeç. Per tu transferuar ne Gjermani i dhashe fund eksperiences time me nje klub te madh si Real Madrid, por mendoj se kam bere zgjedhjen e duhur. Te bavarezet po kaloj nje periudhe te arte te karrieres time dhe tashme mund ta them me bindje te plote se vendimi per te lene Real dhe per ta vijuar karrieren ketu te Bayern eshte me i miri qe kam nderrmarre ndonjehere”.

Robben eshte duke zhvilluar sezonin e tij te  me Bayern dhe deri tani me skuadren gjermane ka arritur te fitoje 3 here titullin e Bundesliges, 3 here Kupen e Gjermanise, 2 here Superkupen e vendit, por mbi te gjitha ja ka dale te triumfoje 1 here ne Champions League, 1 here ne Superkupen e Europes si dhe 1 here tjeter ne Boterorin e klubeve, me bavarezet qe kane mundur respektivisht Borussia Dortmund ne Wembley, Chelsea e Jose Mourinhos ne Prague dhe Raja Casablancan ne Marok.

“Kjo eshte nje epoke e madhe per ne, pasi kemi arritur te fitojme shume trofe ne vitet e fundit. Une jam shume krenar per nje fakt te tille por mbi te gjitha jam i lumtur qe luaj ne nje klub si Bayern”.

30-vjecari me pas zbuloi se idhull femijerie ka pasur ish sulmuesin brazilian Romario per vete faktin se ky i fundit ka qene pjese e Psv Eindhovenit skuader tek e cila Robben u rrit si futbollist, nderkohe qe foli edhe per te ardhmen e tij. Kontrata aktuale e holandezit me kampionet e Gjermanise perfundon ne veren e vitit 2017.

“Nuk jam shume i sigurt se cfare do te ndodhe me te ardhmen time. Kur te le futbollin ndoshta mund te behem trajner ose mund ti perkushtohem nje tjeter fushe. Gjithsesi per momentin rendesi per mua ka vetem te luaj futboll dhe te ndihmoj Bayern dhe Holanden me paraqitjet e mia ne fushe”.