Roberto Baggio: “Heroi i heshtur i Italise”

Eshte pasditja e 17 korrikut ne Pasadena, Kaliforni. Roberto Baggio po qendron pa levizur ne zonen e penalltise, perreth tij fanella te verdha braziliane qe festojne si te çmendur. Penalltia e sulmuesit perfundoi ne shkallet e stadiumit “Rose Bowl”. Per nje moment, futbolli ndali se qeni nje loje ekipi. Baggio eshte i vetem kunder Brazilit, i vetem kunder vete futbollit. Imazhi karakterizues i “Il Divino Codino” u themelua. Eshte momenti me i paharrueshem i hidherimit ne futboll.

Ne 19 finalet e Kupes se Botes, 14 finalet e Kampionatit Evropian dhe 15 finalet e Copa America ka pasur gjithmone nje moment te fundit te lavdise, qofte ky nje penallti e shenuar apo nje fershellime e fundit triumfuese. Fokusi i kamerave menjehere shkon te fituesit, duke lejuar qe humbesit te kene nje moment privat te hidherimit ne nje nga skenat me publike te botes. Vetem ne 1994 ishte humbesi ne fokus. 94 finale, nje moment deshtimi i nje njeriu te vetem qe u pa nga te gjithe. Nese historia shkruhet nga fituesit, ne asnje aspekt te jetes perveç sportit nuk mbahen mend humbesit.

“Ndikoi tek une per shume vite,” do te shkruante Baggio ne autobiografine e tij. “Ishte momenti me i keq i karrieres sime. Akoma e enderroj te moment. Nese do te fshija nje moment, ai do te ishte momenti.”

“Ata duhet te zgjidhnin nje imazh nga turneu dhe zgjodhen gabimin tim. Si per ndryshim. Ata donin te thernin nje qengj dhe me zgjodhen mua. Duke harruar qe pa mua nuk do te kishim arritur deri ne finale.”

Baggio shenoi 71 nga 79 penallti ne karrieren e tij, dhe gjashte nga shtate per Italine. Koordinimi i kohes ka te beje shume. Te jesh i njohur per nje incident eshte e kuptueshme, madje e paevitueshme. Por kur ai moment eshte aq negativ, dhe eklipson gjithçka tjeter, nuk eshte diçka e mire. Ka ardhur koha te rivendoset balanca. Baggio eshte kthyer ne gjeniun e harruar te futbollit. Baggio ka qene nje fantazist magjik. Ai ka qene nje fantazist ne plot kuptimin e fjales, aftesia e tij bente qe te gjendej kudo ne zone, apo prane saj. Ai ishte nje nga lojtaret e rralle i afte te shenonte dhe te pergatiste gola per shoket me nje lehtesi te admirueshme.

Driblimet dhe aftesia e tij per te shenuar ishte sikur te shihje Seria A me shpejtesi te dyfishte, antidota perfekte e futbollit te kujdesshem italian ne fillim te viteve 1990. Ai ishte oazi i shkretetires italiane.

“Me futbollin une kam mundesine t’i bej gjerat ndryshe. Prandaj e admiroj Leonardo da Vincin. Ai ishte ne gjendje te krijonte gjera qe te tjeret nuk mund t’i besonin,” shprehet Baggio.

Ishte nje pershkrim i fuqishem, pasi Baggio ishte unik, ndryshe nga çdo gje qe kishte krijuar futbolli italian. Goli spektakolar i Baggio-s kunder Çekosllovakise ne Kupen e Botes te vitit 1990 demonstroi ne menyre te perkryer aftesite e tij. Shpeshhere dukej se atij i mundesohej shume hapesire nga kundershtaret, por nuk eshte ashtu si ç’duket. Ishte çdo levizje e trupit te tij – çdo finte dhe kthese – qe krijonte kohe, vonesa me mili-sekonda ne reagimin e mbrojtesit. Ne futboll, koha eshte e barabarte me hapesiren.

Me Baggio, hapesira do te thote rrezik. Ne vitin 2002 ai u be italiani i pare ne 50 vite qe arriti 300 gola ne karriere, dhe u emerua lojtari me i mire ne bote. Ai gjithashtu eshte i vetmi italian qe ka shenuar ne tre Kupa Bote te ndryshme. Baggio eshte nje nga 21 lojtaret e ndryshem te 50 viteve te fundit qe shijon titullin e lojtarit me te shtrenjte ne bote. Nje nga momentet me historike te Baggio erdhi ne ndeshjen e tij te pare pas finales se humbur ne 1994 me Italine, kunder Kilit ne Bordo ne qershor te 1998. Me shtate minuta te mbetura – dhe ne disavantazh 2:1 – Italise i jepet nje penallti. Numri 18 i tyre e merr persiper. Ai e shenon penalltine, dhe nuk kishte shenja emocioni, as lehtesimi. Ai thjesht vrapoi ne mesin e fushes, duke menduar per nje gol tjeter qe do i jepte fitoren.

“Vrava nje fantazme,” ishin fjalet e tij pas ndeshjes.

Nje nga atributet me mbreselenese ishte fuqia e tij per t’u riaftesuar. Pasi shkoi te Fiorentina kur ishte 18 vjeç, ai pesoi nje demtim te rende qe rrezikoi t’i mbyllte karrieren perpara se te fillonte tamam.

“Iu nenshtrova operacionit, çka ishte shume i rrezikshem ne ate kohe. Ata duhet te shponin kupen e gjurin per te rilidhur ligamentet me 220 qepje te brendshme.”

Ai qendroi gati dy vite larg fushave, pasi te demtonte serish te njejtin gju nente muaj me pare. Por ka edhe me keq. Baggio eshte alergjik ndaj qetesuesve, çka do te thote se riaftesimi i tij u krye duke duruar dhimbje çnjerezore.

“Durova per shkak te dashurise qe kisha per lojen,” shprehet Baggio me vone. Nuk ishte thjesht pasion por besimi qe ndihmoi Baggio te kalonte ate moment te veshtire.

Ai ishte momenti kur ai u konvertua ne Sokai Gakkai Buddhism, i terhequr nga principi se do te ishte mire t’i kunderpergjigjeshe dhimbjes dhe vuajtjes me paqe te brendshme. Meditimi u be nje pjese integrale e jetes se tij. Ka nje humnere te madhe midis personalitetit te Baggio dhe adhurimit qe merrte si lojtar. Duke preferuar te qendronte larg ekspozimit duke preferuar qe parate t’i dhuronte per bamiresi te ndryshme pasi doli ne pension ne 2004. Aspekti me i pabesueshem i karrieres se Baggio eshte se ai kurre nuk u rikuperua plotesisht nga ai demtim i pare. Ne autobiografine e tij ai shpjegon se si ai asnjehere nuk ishte 100% fizikisht, perveç dy-tre ndeshjeve ne sezon.

Aspekti me tragjik i penalltise se humbur te Baggio ishte se erdhi pas nje dhimbje konstante per dy ore rresh duke perfunduar ne nje muaj me ilaçe kunder dhimbjeve. Te ishte 100% fizikisht, ishte endrra e pamundur e tij. Per shumicen e lojtareve, thjesht te beje pak para me sportin do te ishte perfekte, ndersa Baggio arriti majen e futbollit. Ish-trajneri i Brescia Carlo Mazzone ka thene se nje Baggio me kondicion te mire fizik do te ishte bere lojtari me i mire ne historine e futbollit. Ai e perfundoi karrieren e tij me 220 gola, nje gol per çdo te qepur ne gjurin e tij. Po te kishte qene ndonje lojtar tjeter –apo dikush me me pak fuqi mendore – historia do te kishte qene ndryshe.

Demtimet serioze jane historite tragjike te futbollit, duke prishur jetet e mijera te rinjve qe nuk e marrin me veten. Vetem madheshtia natyrale Baggio dhe forca e karakterit e transformon ate nga nje histori te dhimbshme ne festime te pafundme. Nje shqiponje e bukur. Ai ishte nje lojtar klasi por me shpirtin e nje luftetari, ne nje periudhe te futbollit italian ku mbret ishte mbrojtja. Ai ka qene lojtari me i mire i dale nga Italia, por nje lojtar qe mbahet mend edhe per hidherimin e madh te vitit 1994. Shenuesi me i mire i penalltive, por qe si per ironi mbahet mend si humbesi i me te rendesishmes ne jeten e tij. Ai ishte nje nga argetuesit me te medhenj te futbollit.

Disa lojtare nuk kane nevoje te pershkruhen me shume fjale, per disa te tjere duhet te shkruhen libra per te reflektuar mbi stilin e tyre te nderlikuar. Kur u pyet per te dhene nje pershtypje per Baggio, ish-trajneri i Fiorentina Aldo Agroppi e beri me vetem shtate fjale:

“Nelle gambe di Baggio cantavano gli angeli.” Ne kembet e Baggio kendonin engjejt.