Roberto Mancini kerkon te vazhdoje karrieren ne Angli. Te kombetarja ose te Arsenal

Lidhur me artikullin:

Anglia. Nje fiksim, nje enderr, nje shenje e fatit. Roberto Mancini e ka mbyllur karrieren e tij si futbollist te Leicester. Me pas eshte kthyer ne Angli si trajner, nga 2009 deri ne 2013 ne drejtim te Manchester City. Aty ka arritur te fitoje Premier League, dhe nga ai moment eshte ndier gjithmone manager.

I terhequr nga figura e trajnerit qe vendos edhe per merkaton. Tani ka mundesine te kthehet ne Angli ne drejtim te kombetares, nje detyre prestigjioze. Mancini gjithsesi eshte nje nga kandidatet, por jo i vetmi: ka qene ne Wembli per te ndjekur Angli – Malte.

Tifozet angleze jane te ndare ne dy pjese: ka nje pjese qe preferojne te kene gjithmone nje trajner anglez, por tekniket cilesore jane nje mall i rralle ne Angli. Tani eshte Gareth Southgate, trajneri i perkohshem i “Tre Luaneve”, qe konsiderohet si njeriu i duhur nga disa. Duke u kthyer te Mancini, sfida do te ishte mes tij dhe Wenger, mes trajnereve qe nuk jane angleze.

Tekniku italian eshte shume i vleresuar, jane te shumte ata qe e duna ne drejtim te kombetares: paradoksi qendron te fakti se ne Itali behen shume ironi per cilesite e tij si trajner. “Do te ishte perfekt! Ai ose Ranieri”. “Mancini trajner i kombetares? Me te vertete? Do te ishte nje ide shume e mire”. Dhe me tej: “Eshte njeriu i duhur, ai ka ndihmuar City te behet nje ekip fitues. Federata duhet te levize shpejt, perndryshe do te vijne PSG ose Arsenal”, kane qene disa nga komentet e tifozeve angleze.

Pikerisht, Arsenal. Endrra e Roberto Mancini eshte ajo qe te behet pasardhesi i Wenger, i cili eshte drejt fundit te ciklit me “Topçinjte”. Trajneri francez mund te largohet ne fund te sezonit, mes zevendesuesve te mundshem eshte edhe emri i Mancini. Per kete arsye ish-trajneri i Inter do te kerkonte me shume kohe ne dispozicion, ne rast se do te merrte nje telefonate nga kombetarja angleze. Nje arsye tjeter ka te beje me faktin se ai ndihet me shume trajner klubi se sa kombetareje. Nderkohe, nuk kane munguar ofertat nga Kina, te pasura por jo te kenaqshme ne aspektin profesional. Ky eshte plani B, me pak fjale. Plani A eshte endrra angleze.