Roberto Mancini nostalgjik. Kujton eksperiencen me Inter

Lidhur me artikullin:

Per Roberto Mancin rikthimi tek Inter ishte nje eksperience e bukur. Ish-trajneri i zikalterve ka folur ne lidhje me periudhen kur ai sterviste ekipin nga Milano. Gjate intervistes se tij 51-vjecari eshte shprehur se rikthimi i tij tek zikalterit ishte dicka e bukur per te, pavaresisht se nuk u arrit ajo cka drejtuesit e klubit kerkonin. Sidoqofte tekniku eshte i mendimit se skuadra nen drejtimin e tij ka arritur nje nivel te kenaqshem. Mancini nuk u ndal me pas te rrefimi rreth momentit te largimit.

“Pati thjesht nje shtrengim duarsh mes miqsh. Nuk kam asnje lloj rezerve ndaj drejtuesve te klubit dhe keta te fundit ndaj meje. Mes nesh ka nje raport te mire. Me vjen keq qe nuk arritem te gjenim gjuhen e perbashket. Objektivi im ishte kampionati dhe rikthimi i Inter ne Champions League, por misioni im nuk arriti te merrte dhe mbeshtetjen e presidences. Sidoqofte une mbetem nje tifoz i Inter.”

Roberto Mancini e ka nje pendese dhe ajo lidhet me merkaton. Sipas tij nese Inter do te kishte afruar Zlatan Ibrahimovic ose Yaya Toure skuadra do te mund te ishte nje rival i denje per Juventus.

“Kisha arritur nje marreveshje me Yaya Toure, por ne fund ai vendosi te mos e tradhetonte Manchester City. Do kisha dashur te bashkepunoja dhe me Zlatan Ibrahimovic. Madje, mund te them se nese do t’i kishim transferuar te dy atehere Inter do te ishte rivali direkt i Juventus. Sepse bardhezinjte momentalisht kane arritur nje nivel te jashtezakonshem ne te gjitha aspektet. ”

I pyetur se cili do te jete destinacioni i tij i ardhshem, Mancini u pergjigj se per momentin nuk ka asnje alternative, duke shtuar se here pas here nje trajneri i ben mire te shkeputet per pak nga bota e futbollit.