Robin Haxhi Krasniqi shume prane ndeshjes kunder kampionit Abraham

Arthur Abraham kunder Robin Haxhi Krasniqi. Dueli madheshtor per peshat Super te Mesme mund te jete nje realitet shume shpejt. Kampioni shqiptar, aktualisht numri 3 ne renditjen e WBO ne peshen e tij mund te zyrtarizoje shume shpejt nje duel mbi ring me boksierin e mirenjohur gjerman qe numeron 50 ndeshje ne karriere, 45 prej te cilave me fitore.

Perballja e mundshme e Robin Krasniqit me Abraham do te varet shume nga dueli i dates 12 nentor, qe Abraham do te kete me britanikun, Martin Murray. Nese Abraham arrin te fitoje ate duel, atehere hapet rruga e nje dueli te mundshem me Krasniqi, qe do te jete njekohesisht dhe si nje raund eliminator per t’u ndeshur me pas per gjerdanin e arte boteror te peshes Super te Mesme, me kampionin ne fuqi Gilberto Ramirez, ndaj te cilit Abraham humbi 6 muaj me pare pas nje vendimi unanim.

Gjithsesi ndeshja me Abrahamin ne rast se arrin te organizohet do te ishte nje sukses i jashtezakonshem per Krasniqi, qe vazhdon te konfirmohet si nje prej emrave me te medhenj te ringut boteror duke u ndeshur gjithmone me kampione te medhenj.