Roboti qe meson te shkruaje si njeri

Kur femijeve u trgohet nje objekt i ri, te tilla si nje shkronje alfabeti, nje foto ose nje element i botes kane nevoje vetem per pak kohe per ta identifikuar ate me saktesi. Ndersa robotet duhen trajnuar qindra dhe mijera here per te identifikuar jo vetem nje objekt, por edhe per ta identifikuar ate nga kende te ndryshme.

Keshtu shkencetaret per ta zgjidhur kete problem kane hartuar nje algoritem, i cili i lejon robotet te mesojne vizualisht ne te njejten menyre si bejne njerezit. Kjo i ka lejuar ata jo vetem ta identifikojne nje objekt nga forma e tij, por edhe ta terheqin ate per veten e tyre, njesoj si bejne femijet e vegjel kur jane duke mesuar.

Profesor Joshua Tenenbaum, nje shkencetar ne Institutin e Teknologjise ne Massachusetts, i cili ishte edhe i perfshire ne studim, tha: “Para se femjet te shkojne ne kopesht, ata mesojne te njohin koncepte te reja nga nje shembull i vetem dhe mund edhe te imagjinojne shembuj te tjere, qe nuk i kane pare. Ne jemi ende larg nga ndertimi i roboteve te zgjuar si nje femije njerezor, por kjo eshte hera e pare qe kemi pasur nje te tille, i cili eshte ne gjendje te mesoje.”

Ky algoritem eshte krijuar gjithashtu edhe me bashkepunimin e Dr. Brenden Lake, nje shkencetar i Universitetit te Nju Jorkut. Roboti u testua ne me shume se 1.600 lloje simbolesh te shkruara me dore ne 50 alfabete te ndryshem ose kode. Ato perfshinin Sanskritisht, Tibetian, Gujarati, Glagolitik, si edhe letra imagjinare te treguara seriale televizive. Programi ishte vazhdimisht ne gjendje ti riprodhonte keto simbole, te cilet ju shafaqen vetem njehere.

/ACP/