Roland Garros. Federer dhe Wavrinka lehtesisht ne raundin e dyte

Lidhur me artikullin:

Roger Federer siguroi nje kualifikim te thjesht ne raundin e pare te French Open. 17 here fituesi i turneve Grand Slam arriti te fitoje pa shume probleme 3-0 me sete ndaj kolumbianit, Alejandro Falla qe pavaresisht se u perpoq te bente rezistence e kishte shume te veshtire ndaj zviceranit. Fituesi i vitit 2009 fitoi dy setet e pare me rezultatin 6-3, nderkohe qe mori nje tjeter game me break ne setin e trete, te cilin e fitoi 6-4. Gjithsesi gjate ndeshjes nuk munguan momentet e nervozizmit per Federer, teksa nje tifoz arriti te hyje ne fushe duke kerkuar te realizoje nje selfie me zviceranin, qe jo vetem e shperfilli fansin e tij por gjithashtu akuzoi organizatoret per mungese te masave te sigurise gjate kompeticionit.

Fitore me te thjeshte dhe pa te tilla probleme realizoi bashkombasi i tij, Stanislas Wavrinka qe mposhti turkun Marsel Ilhan me rezultatin 6-3,6-2, 6-3. Dy zviceranet qe jane ne te njejtin krah te shorteut mund te perballen me njeri-tjetrin ne cerekfinale. Ne raundin e dyte u kualifikua dhe Kei Nishikori qe mposhti tenistin vendas, Paul Henri Mathieu. Seti i pare ishte i thjeshte per japonezin qe fitoi 6-3, ndersa vuajti ne te dytin ku pati nevoje per tie break per te triumfuar, nderkohe qe ne setin e trete arriti te fitonte 6-1 duke e mbyllur 3-0 ndeshjen.

Ne kategorine e femrave gjithashtu nuk pati probleme, me Simona Halep qe triumfoi ndaj ruses, Evgeniya Rodina. Kjo e fundit arriti te perballoje mjaft mire ne te dyja setet rumunen, qe gjithsesi ne fund arriti te fitoje, ne setin e pare 7-5 dhe ne te dytin 6-4. Ekaterina Makarova gjithashtu siguroi nje vend ne raundin e dyte pasi mori ne total 3 break point ndaj Louisa Chiricos, mjaftueshem per te fituar 6-4, 6-2 ne dy sete.