Roma: “Alisson Becker e ka një çmim”

Te Roma vazhdon të jetë “e nxehtë” çështja e portierit Alisson. Pavarësisht se drejtori sportiv, Monchi deklaroi se për brazilianin nuk ka pasur oferta zyrtare, çmimi i kartonit të tij vijon të jetë i fiksuar në shumën e 70 milionë Eurove.

 

 

Chelsea është gati të prezantojë ofertën, por “Blutë e Londrës” nuk janë të vetmit që interesohen për 25-vjeçarin, pasi edhe Liverpool e Real Madrid janë vënë në ndjekje të portierit.

Madrilenët ishin të parët që paraqitën ofertën e tyre, por shuma prej 50 milionë Eurosh u konsiderua e ulët nga verdhekuqtë. Gjithsesi Alisson me 90% do të largohet nga Trigoria, pasi drejtuesit e klubit nga kryeqyteti janë vënë në kërkim pasuesit të tij. Dy alternativat për të pasuar brazilianin janë Areola dhe Cillessen.