Roma e Spalletti eshte per Champions. Mposht Fiorentinen 4 – 1

Lidhur me artikullin:

Roma ka shkaterruar skuadren e Fiorentines, me rezultatin 4-1, ne perballjen direkte per vendin e trete ne renditjen e Serie A. Fitorja e shtate radhazi per Romen u ndertua nga tre sulmuesit, El Shaarawy, Salah dhe Perotti, qe shperblyen besimin e trajnerit Luciano Spalleti dhe idene e tij per te lene ne stol qendersulmuesin Edin Dzeko, duke luajtur me numer 9 fals. Ne minutat e fundit pati vendi edhe per kapitenin Totti qe u prit me ovacione ne stadiumin “Olimpico”.

Ne mesin e pjeses se pare, Roma shenoi dy here ne harkun e tre minutave. Ne fillim El Shaarawy tundi rrjeten me porten e boshatisur, pas pasimit te marre nga Salah, ndersa ky i fundit, ish-sulmues i Fiorentina, shenoi golin e dyte, i sherbyer nga Perotti. Sistemi zinxhir ne sulmin e Romes vazhdoi ne minuten e 38-te me golin e trete, kete here Perotti, i sherbyer nga El Shaarawy. Te tre sulmuesit e Romes e mbyllen pjesen e pare me nga nje asist dhe nje gol.

Fiorentina ngushtoi diferencen ne minuten e trete te pjeses se pare me 11-metershin e shnderruar ne gol nga Josip Ilicic qe shenoi golin e tij te dhjete ne kampionat. Megjithate shpresa e Fiorentina u shuan plotesisht pak para se te mbushej nje ore loje kur Roma shenoi golin e katert. Pjanic e nxori Salah ne nje pozicion te favorshem dhe sulmuesi egjiptian mposhti portierin Tatarusanu. Roma ngjitet ne kuoten e 58 pikeve, 2 pike larg Napoli, qe luan te shtunen kunder Chievo.