Roma nuk ndalet në merkato. Firmos me mesfushorin e Atalanta

Roma ka arritur të realizojë edhe goditjen e tretë të merkatos, ndonëse sezoni që lamë pas ka vetëm dy javë që ka përfunduar. Pas Çoriç dhe Marcanoi, verdhekuqtë kanë sjellë në kryeqytet edhe mesfushorin e Atalantës, Bryan Cristante, duke mbyllur tratativat pasditen e sotme.

Luaj Online Kliko Ketu lottosport.com.al

Për Atalantën do të shkojnë 5 milionë euro menjëherë për një huazim dy vjeçar dhe më pas 25 të tjera për blerje të detyruar. Nga ana tjetër, Cristante ka nënshkruar një kontratë 5-vjeçare, me një pagë prej dy milionë eurosh në sezon, pa përfshirë shpërblimet.

Mesfushori ishte një nga më të spikaturit në këtë sezon te zikaltrit, ndërsa pas tij u vunë shumë skuadra, por në fund ishte Roma më këmbëngulësja, që ia doli të marrë në kryeqytet Cristanten.