Romelu Lukaku me i mire se Cristiano Ronaldo. Statistikat nuk genjejne

Lidhur me artikullin:

I vleresuar gjithmone si talent potencial. Nje sulmues me te ardhme te ndritur, por qe eshte pare me skepticizem. Te pakte, ata qe besojne se Romelu Lukaku eshte futbollist i denje per nje skuader te madhe. Te Chelsea nuk arriti te ishte ne lartesine e konkurrences, ndersa te Everton mbetet protagonist. Megjithate edhe paraqitjet nen pritshmerite ne Kampionatin Europian nuk e zbehin faktin qe belgu eshte nje sulmues i jashtezakonshem.

Per kete mjafton ti hedhesh nje sy statistikave te tij. I lindur ne Anverse me 13 Maj 1993. Vetem 23-vjeçar, aq sa Icardi, Dybala, Kane apo Paul Pogba. Me tre golat e shenuar te henen ne porten e Sunderland, Romelu Lukaku arriti kuoten e 122 rrjetave ne karriere. Ne te njejten moshe, nga lojtaret ende ne aktivitet vetem Neymar me 183 gola dhe Messi me 150 kane realizuar me teper.

122 golave ne 282 ndeshje, te ndara mes Anderlecht, West Bromwich, Chelsea dhe Everton. Sulmuesi ka realizuar 19 gola edhe ne 51 ndeshje me perfaqesuesen e Belgjikes. Vetem 23-vjeçar, Lukaku ka shenuar me teper gola se yje te nivelit boteror, si Cristiano Ronaldo ne kuoten 110 dhe Ibrahimovic 65, qe ne te njejten moshe nuk kishin ende instiktin vrases perpara portes. Ne klasifikimin special te yjeve qe kane shenuar me teper ne kete moshe jane edhe Luis Suarez me 107 gola dhe Wayne Rooney ne kuoten 100.