Ronaldo: “Dua Champions League me Juventus. Djali im do të bëhet njësoj si unë”

Cristiano Ronaldo tashmë është bërë imazhi i platformës DAZN dhe për mikrofonët e kësaj platforme ai ka folur për objektivat me fanellën e Juventus. “Dua të fitoj Champions me Juventus. Do të fokusohemi te ky objektiv sëbashku me shokët e skuadrës por nuk do të jemi të fiksuar vetëm pas këtij objektivi. Do të ecim hap pas hapi dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë. Nëse nuk ndodh këtë sezon atëherëe sezonin e ardhshëm. Objektivat e klubit janë të qartë, të fitojmë kampionatin dhe kupën e Italisë dhe të shkojmë sa më larg në Champions” ka deklaruar Ronaldo.

 

 

Më pas ylli portugez ka folur dhe për djalin e tij. “Djali im? Është shumë kërkues. Më kujton veten time kur kam qënë i vogël. Atij nuk i pëlqen të humbasë. Do të bëhet njësoj si unë, jam i sigurtë për këtë. Unë dua që ai të bëhet futbollist pasi ai ka pasionion e duhur. Është i fuqishëm, i shpejtë, teknik dhe ka një gjuatje të fortë. Për mua do të realizohet një ëndërr nëse ai bëhet futbollist”