Ronaldo eshte kandidati numer 1 per Topin e Arte, por ja 8 arsye pse nuk duhet ta fitoje

Lidhur me artikullin:

Pas triumfit te Portugalise ne Kampionatin Europian, Cristiano Ronaldo eshte ne qender te vemendjes pasi eshte favoriti kryesor per te fituar ‘Topin e Arte’.

Ky ishte nje sezon fantastik per Ronaldon i cili me nje marsh me pak arriti te triumfoje ne Champions League dhe ‘Euro 2016’.

E perditshmja katalunase, ‘Sport.es’ ka renditur 8 arsyet pse Cristiano Ronaldo nuk e meriton trofeun me prestigjioz individual.

Sipas ‘Sport.es’ kandidatura e Ronaldos eshte me e brishte sesa te gjithe e mendojne pasi ka fituar me fat keta dy trofe te rendesishem.

Keto jane 8 arsyet pse Ronaldo nuk duhet te fitoje ‘Topin e Arte’:

1- Nuk shkelqeu ne finalen e Champions Leagues- Real Madrid fitoi Championsin e njembedhjete ne historine e saj por roli i tij ne finale ishte i varfer. Luajti ne finale i demtuar.

2- Kampionati Europian ishte i dobet- Cristiano Ronaldo ishte i destinuar per te udhehequr Portugaline ne ‘Euro 2016’ por performanca e tij ne France ishte larg pritshmerive. Nuk luajti finalen pasi u demtua.

3- Eder ishte heroi i Portugalise- Ishte sulmuesi i Liles ai i cili mund te konsiderohet si hero pasi shenoi nje gol fantastik ndaj Frances duke i dhuruar Portugalise ne kete menyre Kampionatin e pare Europian.

4- Griezmann u shpall golashenuesi me i mire i ‘Euro 2016’- Francezi arriti te mposhte konkurrencen e Ronalos pasi me 6 rrjeta u shpall golashenuesi me i mire i turneut. Ndersa Ronaldo shenoi vetem 3 here.

5- Rivale te dobet ne Champions League dhe ‘Euro 2016’- Rrugetimi i Real Madrid per ne finale ishte me skuadra me te dobeta duke u perballur me Romen, Wolfsburg dhe Manchester City. Ndersa ne ‘Euro 2016’ Portugalia u perball me Islanden, Austrine, Hungarine, Kroacine, Polonine, Uellsin dhe ne fund Francen.

6- Real Madrid i varfer me trofe- Gjate sezonit te fundit skuadra e ‘Los Blancos’ fitoi vetem Champions League pasi ne kompeticionet e tjera humbi duelet me Barcelonen.

7- Suarez shenoi me shume gola- Cristiano Ronaldo nuk arriti te shpallej golashenuesi me i mire i La Liges pasi Luis Suarez i Barcelones shenoi plot 40 gola duke marre kepucen e arte.

8- Ne vitin 2004 fitoi Shevchenko. ‘France 2016’ eshte cilesuar si nje kampionat shume i varfer krahasuar me ate te vitit 2004 ku fitoi Greqia. Ate vit fituesi i Champions Leagues ishte Porto por ‘Topi i Arte’ perfundoi ne duart e lojtarit te Milan, Andrei Shevchenko.