Ronaldo ne diete per te zgjatur sa me shume karrieren

Lidhur me artikullin:

Cristiano Ronaldo ne diete per te zgjatur sa me shume karrieren. Nje lajm me te vertete shume interesant ky qe publikohet nga mediat spanjolle. Sulmuesi i Real Madrit e ka mese te qarte se per te luajtur edhe per disa vite te tjera ne nivelet me te larta, duhet te kujdeset per trupin e tij dhe kjo eshte nje nga arsyet kryesore se Ronaldo qe nga momenti qe mbushi 30-vjec ka nisur nje diete te vecante. Edhe per nje shkemb si ai, per faktin se eshte shume i forte fizikisht nuk eshte e thjeshte nje ruaje nje nivel kaq te larte ne futboll per vite me radhe.

Pas reflektimeve dhe keshillimeve te shumta me personat qe kujdesen per shendetin e tij Ronaldo e kutpoi se duhet te ndryshonte menyren e te ushqyerit por edhe programin e pergatitjes fizike pasi vetem keshtu mund te arrinte ate qe deshironte. Portugezi ne kete 1 vit e gjysme qe ka ndjekur nje program te tille ka humbur jo pak ne mase muskulare. Nga Janari i 2015-tes e deri me sot 3 here fituesi i Topit te Arte, ka rene dy kilogram ne peshe fryt, kjo e dietes qe po aplikon me objektivin per te fituar shpejtesine e humbur gjate ketyre viteve si pasoje e shtimit ne mase muskulare. Aktualisht CR7-ta peshon 78 kilomgram nje peshe mese normale per nje futbollist me gjatesine e tij. Detaje keto qe tregojne se suksesi i Ronaldo e ka nje arsye dhe ajo eshte se punon fort per te marre gjithmone me te miren nga vetja.