Ronaldo: “Nuk e di se cfare duhet te bej me shume per Topin e Arte”

Lidhur me artikullin:

Cristiano Ronaldo mendon se nuk cfare te jape me teper per te fituar “Topin e Arte”, cmim qe jepet nga prestigjiozja “France Football”. Sulmuesi portugez, autor i nje tregoleshi ne derbin me Atleticon e Madridit u shpreh per mediat franceze se nuk eshte i fiksuar per ta fituar kete cmim, pasi rezultati i votimit nuk varet me nga ai.

“Kam bere gjithcka per ta merituar “Topin e Arte”. Kam fituar Championsin dhe Kampionatin Europian me Kombetaren Portugeze. Ka qene nje sezon i pabesueshem, me i miri per mua. Por votimi nuk varet nga une, ndaj nuk mund te jem i fiksuar per kete cmim. Sigurisht nese do te me pyesnit, do te pergjijgegja se deshiroj shume ta fitoj “Topin e Arte”, per kete nuk mund te genjej.”

Edhe trajneri Zinedine Zidane u shpreh pas suksesit ne derbi qe Cristiano praktikisht e ka fituar “Topin e Arte”, per gjithcka ka arriur gjate 2016-es, por edhe “luzitani” nuk i kurseu levdadat per trajnerin e tij.

“Marredheniet e mia me Zidane jane fantastike. Kam qene fans i tij kur ai lunte futboll, por tani qe ai eshte trajner, jam edhe me shume. Zidane eshte nje njeri i mire me nje karakter te vecante. Ai po meson me shume si trajner.”

Ne fund Ronaldo foli edhe per kontraten e tij te re me Realin qe skadon ne vitin 2021. Ai theksoi se praktikisht do ta mbylle karrieren te “Los Blancos”, por nuk e ka te qarte se cfare do te beje pasi te vare kepucet ne gozhde.