Ronaldo thumbon: “Islanda festoi sikur te kishte fituar titullin”

Cristiano Ronaldo nuk arrin ta gelltise barazimin e Portugalise se tij ne ndeshjen debutuese kunder Irlandes. Ne nje interviste dhene per gazetaret, luzitani ironizoi me festen e ishulloreve pas ndeshjes se Saint-Ettiene

“Pasi festuan ne ate menyre, mendova se fituan europianin. Ishte e pabesueshme. Provuam ne çdo menyre per ta fituar ndeshjen dhe Islanda nuk tregoi asgje ne fushe. Per mendimin tim, kjo tregon mentalitetin e ngushte qe kane ata si nje skuader e vogel dhe ne kete europian nuk do te bejne asgje. eshte normale qe jam i hidheruar pasi nese ke nje skuader te forte dhe krijon me shume raste dhe nuk fiton ndihesh keq. Gjithsesi, futbolli eshte i tille. Do te luajme edhe dy ndeshje dhe kemi shume besim se do t’ia dalim mbane”.

Ronaldo luajti ndeshjen e 127 me fanellen e Portugalise duke barazuar rekordin e Luis Figos, por ai nuk preferoi te ndalej ne kete fakt, duke shtuar se Islanda nuk beri asgje tjeter, veçse parkoi autobusin perpara portes. Ne kete aspekt, statistikat i japin te drejte numrit 7 pasi skuadra e Santos e goditi porten 26 here duke treguar se eshte nje skuader si pak te tjera ne kete europian.

“Provuam te benim ndeshjen tone por ata u mbrojten me te gjithe skuadren. Nuk duhet te alarmohemi dhe nuk jemi aspak te shqetesuar sepse Islanda e gjeti golin me te vetmen goditje ne porte, Une personalisht jam mire fizikisht por mendoj se do te permiresohem pas çdo takimi per te arritur formen optimale”.

Portugalia do te rikthehet ne fushe te Shtunen pasi do te sfidoje Austrine ne ndeshjen e dyte te grupit F.