Ronaldo i vetem mposht Atletico dhe Real shkeputet ne krye te renditjes

Derbi i Madridit ka vetem nje mbret, Ronaldon e Real, qe me nje tregolesh vendosi perballjen mes dy gjigandeve te kryeqytetit duke detyruar “loc colchoneros” te Atletico te ngrejne shamine e bardhe kunder “los blancos”. Diferencen mes dy ekipeve e beri pikerisht portugezi, qe zgjidhi nje sfide te ekuilibruar ku rezultati perfundimtar 0-3 eshte me i rende sec duhet per vendasit e Simeone. Ne nje ndeshje pergjithesisht te ekuilibruar, Reali beri diferencen ne minuten e 23-te kur Ronaldo shenoi nga goditja e denimit, dicka e rralle per te kohet e fundit.

Pjesa e dyte nisi me mire per Atletivo qe shperdoroi disa mundesi te mira per te barazuar, deri ne momentin kur portugezi u rrezua ne zone ne te 71-ten duke fituar nje 11-metersh, qe e shnderroi po vete ne gol. Mbremja e madhe e portugezit megjithate nuk ishte mbyllur ende pasi ne nje zbritje te shpejte ne te 77-ten, Ronaldo shfrytezoi ,mire nje pasim te Bale duke shenuar nje gol te thjeshte.

Ky ishte dhe rezultati perfundimtar i kesaj sfide, me Ronaldo qe behet shenuesi me i mire i te gjitha koherave ne derbi me 18 realizime kunder Atletico dhe i jep mundesine Realit qe te shkeputet 4 pike nga Barcelona ndjekese e +9 nga los colchoneros te Simeones.