Rosell dhe Bartomeu mund te perfundojne ne burg?

Lidhur me artikullin:

Josep Maria Bartomeu dhe Sandro Rosell rrezikojne seriozisht burgimin. Sipas asaj qe bejne te ditur mediat spanjolle, organi i akuzes ka kerkuar 2 vjet e 3 muaj heqje lirie per presidentin aktual te Barcelones, Josep Maria Bartomeu dhe 7 vjet e 3 muaj burg per parardhesin e tij Sandro Rosell, pasi te dy akuzohen per evazion fiskal ne rastin e blerjes se Neymar nga Santosi.

Nderkohe sic kane konfirmuar burime juridike prane Gjykates Fiskale te Antikorrupsionit qe po merret nga afer me kete ceshtje, pala akuzuese i ka kerkuar gjithashtu gjykatesit te ceshtjes Pablo Ruz qe ta denoje klubin e Barcelones edhe me nje gjobe prej 22 milione Eurosh. Blerja e sulmuesit brazilian nga ana e Barces ka gjeneruar debate te medha qe kane kaluar edhe kufijte e Spanjes. Rosell dhe Bartomeu akuzohen per deme ndaj thesarit te shtetit pasi fshehen vleren reale per te cilen u ble Neymar nga Santosi per te evituar taksat. Ne kete ceshtje eshte perfshire edhe i ati i futbollistit brazilian i cili kohe me pare eshte thirrur per te deshmuar ne gjykate.