Rossi i 4. Jorge Lorenzo fiton titullin me te polemizuar

Lidhur me artikullin:

Jorge Lorenzo fiton titullin boteror ne nje prej sezoneve ndoshta me te polemizuar te Moto GP. Spanjolli i Yamahas zhvilloi nje gare perfekte ne ndalesen e fundit te sezonit ne Valencia ku arriti te fitonte dhe te shpallej kampion pasi Valentino Rossi nuk arriti te ngjitej me lart se vendi i katert. Per “Doktorin” qe e nisi garen nga vendi i fundit nuk mjaftoi gara e shkelqyer pasi Lorenzo e kontrolloi duelin e fundit ne cdo meter qe nga xhiroja e pare tek e fundit. I vetmi moment dritherues u shenua ne fundin e gares kur Pedrosa tentoi parakalimin e Marquez por mund te kishte shkaktuar nje aksident qe do te komplikonte poziten e Rossit qe nuk arriti te fitonte titullin e dhjete ne karriere.

Ne krahun tjeter, Lorenzo numeron titullin e 5 ne karriere duke rikuperuar 7 piket disavantazh ndaj italianit qe ka kryesuar kampionatin qe prej fillimit. Ne kete menyre mbyllet nje sezon spektakolar me polemika qe kulmuan ne garen e Sepangut ku Marquez dhe Rossi u perplasen ne nje duel qe nxorri jashte pistes spanjollin por denoi italianin me nisje nga vendi i fundit ne Valencia ku ai nuk arriti te bente mrekulline duke u dorezuar perballe shokut te skuadres. Lorenzo kurorezoi i paro nje sezon me merite ku Rossi nuk ishte ai qe humbi sepse i pari ka matematiken ne krahun e tij, ndersa i dyti tregoi se epoka e tij nuk ka perenduar.