Rossi – Marquez. Eshte beteje dhe e kompanive te motorreve

Lidhur me artikullin:

Beteja mes Valentino Rossi dhe Marc Marquez tanime ka perfshire edhe kompanite motociklistike. Pas komunikates se shperndare nga Honda te Henen, ne te cilen shkruhej se te dhenat e motorit te Marquez konfirmonin shkelmin e leshuar ndaj tij nga Valentino Rossi, mengjesin e se Martes erdhi dhe pergenjeshtrimi nga Yamaha, serish nepermjet nje komunikate zyrtare.

“Hedhim poshte fjalet e perdorura ne ato deklarata qe nuk i korespondojne konkluzioneve te Drejtuesve te gares, – shkruan Yamaha ne komunikaten qe vijon, – Akuza ndaj Valentino Rossi se goditi me shkelm Marquez eshte dicka qe nuk eshte provuar ne hetimin e Drejtuesve te gares“.

Komunikata e Yamahas perfundon me urimin qe ne Valencia, garen e fundit te sezonit ku do te vendoset edhe titulli, gjithcka te shkoje mbare.

“Nuk duam te perfshihemi ne diskutime te metejshme per sa i perket episodit ne Sepang, dhe deshira jone eshte ajo per ta mbyllur sezonin 2015 te Moto Gp ne menyren me te mire te mundshme. Shkojme ne Valencia me synimin per te fituar, duke shpresuar qe te jete nje gare qe do te mbetet ne kujtese dhe me nje sjellje shembullore nga ana e piloteve dhe skuadrave“.