Rossi: “Titulli kampion? Nuk duhet te gaboj ne garat e ardhshme”

Lidhur me artikullin:

Per te fituar titullin nuk me lejohet me asnje gabim. Eshte kjo deklarata e Valentino Rossi, ne vigjilie te 3 garave te ardhshme te Moto GP qe do te zhvillohen brenda 3 javeve. Per te ruajtur avantazhin prej 14 pikesh ne klasfikim ndaj pilotit tjeter te Yamahas, spanjollit Jorge Lorenzo, Doktori e ka te qarte se nuk duhet te beje qofte edhe gabimin me te vogel. Kete fundjave garohet ne Japoni, me pas pilotet do te zhvendosen ne Australi dhe Malajzi per te mbyllur sezonin me garen e fundit qe do te zhvillohet ne Valencia te Spanjes.

”Eshte duke nisur nje pjese shume e rendesishme e sezonit. Motegi eshte nje piste qe me pelqen shume. Ketu kam zhvilluar gara te mira ne te shkuaren madje edhe vitin e kaluar pata nje fundjave pozitive, por Jorge ishte me i forte se une dhe per kete arsye u shpall ai fitues. Per kete motiv duhet te jap gjithcka nga vetja sepse ne klasfikim eshte vetem 14 pike diferenca mes meje dhe Lorenzos. Mund te duken shume por ne realitet jane pak. Duhet te japim maksimumin qe te tregohemi kompetitiv sic kemi qene deri tani”.

Tre gara ne vetem 3 jave, Rossi e ka te qarte se cfare duhet te beje per te qene ai kampioni i ri i Botes ne Moto Gp.

”Do te jene tre gara radhazi, dhe do te jete rendesishme te mos bejme gabime por ne te njejten kohe te mundohemi te marrim rezultatet me te mira te mundshme. Une ndihem mire, ne Aragon edhe pse u rrezova gjate testeve zhvillova nje gare pozitive. Pas asaj gare kam patur nje problem te vogel ne krah por vetem kaq, jam gati per te dhene me te miren time duke filluar qe nga pista e Japonise”.