Rrefehet Alida Hisku. “Hetuesit dhe prokuroret i perdhunonin grate e burgosura dhe te internuara”

Lidhur me artikullin:

Si ne nje film tragjik rrefehen per here te pare ngjarjet tronditese ne jeten e kengetares se njohur te viteve ’70, Alida Hisku. Ishte nje vajze e re, me zerin kristalor dhe qe babai i saj sekretar partie i Ndermarrjes Poligrafike, “projektonte” te ajo modelin e rinise socialiste….

Ne Shqiperi, ne imagjinaten e popullit te saj, Alida Hisku ka mbetur nje monument i muzikes shqiptare, edhe pse ka mbi 30 vjet e ndare nga skena. Jeton ne Gjermani, ku e njohin si gruan e jashtezakonshme, autoren e nje libri qe nuk eshte me ne treg, kurajozen, njeriun e dashur e shume punetor.

E pyetur ne lidhje me debatin e hapur kohet e fundit per lidhjet e artisteve me Sigurimin e shtetit te asaj kohe, kengetarja Alida Hisku thote se “nuk mund te flas sot konkretisht, pasi ai sigurim qe ka qene atehere eshte edhe sot. Atehere ishte nje sigurim qe shfrytezohej nga pushteti, sot shfrytezohet prej lekut”.

Me pas Hisku hedh akuzen se kengetaret qe nuk ja dilnin dot vete, lidheshin me sigurimin.

“Duhet te them kete gje. Kengetaret qe kerkonin karriere e qe nuk ishin te gjithaneshme, ata qe nuk ishin te sinqerte ne krijimtarine e tyre si artiste, iu nenshtroheshin ketyre rrugeve, duke u bere vegla te Sigurimit te Shtetit ose politikaneve, – thote Alida Hisku qe me pas vazhdon – une besoja tek vetja dhe punoja fort. Arritjet e mia rrodhen natyrshem dhe kjo mbase u vrau syte atyre qe me pas me kallezuan se çfare shkruaja ne nje ditar qe e kisha shume persona. Isha nje vajze e re qe sipas kerkesave te kohes, isha kengetare shume popullore, isha punetore, anetare partie dhe te gjitha keto i kisha arritur ne moshen 23 vjeçe. Mbase u vrau syte gjithe kjo arritje, siç konsiderohej ne ate kohe. Ishin tre veta ata qe ma bene kete. Kane qene nga Vlora, tre artiste qe ishin ne Shkollen e Partise”.

Kengetarja nuk pranon qe te thote emrat, sepse siç thekson ajo, tani i ka falur.

Me pas Alida Hisku rrefen edhe torturat ne burgjet Tiranes, ndersa thekson se dosjen e saj kane zhdukur.

“Futa avokatin tim ketu tek prokuroria e Tiranes qe te gjeja dosjen time, por nuk u gjet, me jane zhdukur. I doja sepse nuk i mbaj mend te gjitha, isha ne ciklin e torturave dhe gjilperave qe u benin grave ne kaushin e Tiranes”, thote Hisku.

Me pas ajo vazhdon: Te benin gjilpera. Pastaj une kalova ne krize nervore. Nuk mbaj mend çfare lloj gjilperash qene, por mbaj mend shume tortura qe na benin. Mbaj mend policet, madje edhe prokuroret qe kalonin neper kembet e grave. I perdhunonin”.

“Une kam qene vete deshmitare. Edhe ne internim kur duhej te merrej nje leje, nese ishe e semure per tu vizituar tek mjeku ne qytet, nuk ta jepnin lejen po te mos te perdhunonin”, thote kengetarja Alida Hisku, per gazeten Shqiptarja.com.