Rrefimi i Elvana Gjates, e shkuara me Florin dhe si mori fund “martesa”

Lidhur me artikullin:

Bashkepunimit disavjeçar ne muzike mes Elvana Gjates dhe Flori Mumajesit duket se i ka ardhur fundi.

Lidhja me e forte e showbizz-it, e shoqeruar me shume hite muzikore, por edhe me thashetheme per nje histori dashurie mes tyre, duket se eshte nderprere pas klipit “Lejla”, e kompozuar nga Mumajesi, por i realizuar si produksion ne nje studio muzikore ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes.

Te dy artistet, ne intervistat e tyre kane folur gjithmone per ekzistencen e nje dashurie artistike me shume se njerezore, madje i kane dedikuar shpesh publikisht fjale te ndjera njeri-tjetrit, shkruan “Panorama PLUS”.

Po cila eshte paskuinta e historise se kengetares me kompozitorin e saj, liderin e studios “Threedots”?

Hera e fundit qe Elvana permendi emrin e Florit publikisht ishte ne muajin prill, ku thashethemeve per histori dashurie dhe ortakeri te disa bizneseve, Elvana iu pergjigj: “Po e vertete, por jemi ne marredhenie te komplikuar”.

Artistet kishin investuar parate per biznese te perbashketa, nje hap qe pritej t’i paraprinte zyrtarizimit te lidhjes se tyre, por qe realisht ka ndodhur e kunderta. Ne darken private te stilistit nga Kosova, Valdrin Sahiti, Elvana si perfaqesuese e filialit te dyqanit te veshjeve “Altar” ne Tirane, ishte dhe mikpritesja e 14 grave te perzgjedhura te Sahitit.

Gjate darkes ku do te prezantohej koleksioni me i ri i tij, me titull “La Belle Epoque”, ne nje moment kulmimant, ajo mori mikrofonin per te imituar disa nga kengetaret e njohura.

Kur erdhi momenti per te imituar Orinda Huten me kengen e saj “Te dua”, Elvana rrefeu se ka qene pikerisht Orinda qe e çoi per here te pare ne ambientet e “NRG”, ku e prezantoi me kompozitorin me te cilin ajo tha se kishte bashkepunuar.

Elvana jo vetem qe nuk ia permendi emrin Flori Mumajesit, por e cilesoi nje ish-bashkepunetor, qe do te thote se ata tashme nuk jane me si dikur.

“Kam pasur nje shoqe une kur kam qene e vogel, filluam bashke te NRG Radio. Ne fakt, ishte ajo e cila me çoi aty, pasi punonte perpara meje me kompozitorin qe une kam punuar prej vitesh, dhe me tha:

”Hajde se do te tregoj nje kenge qe kemi bere ne. Dhe ajo quhet Orinda Huta”. Kjo deklarate e kengetares u pasua direkt nga nje shkrim i mediave online, ku treguan se Elvana mund te jete shtatzene nga nje lidhje me nje djale jashte muzikes (qe s’eshte Flori), por nje biznesmen qe jeton jashte Shqiperise.

/ Panorama Plus