Rrefimi i Konstandin Xhuvani ne vitin 2011. “Ja si e vrava A.M”

Lidhur me artikullin:

Ne me shume se 5 ore rrefim perpara hetuesve te policise dhe prokurorise Kostandin Xhuvani, diten e vetdorezimit 6 muaj me pare, ka rrefyer historine e pazakonte si u detyrua te shnderohej ne vrases te ish mikut te tij.
Pas 3 muajve arrati, 22 vjecari Kostandin Xhuvani, djali i vetem i deputetes Luiza Xhuvani, paraditen e 23 Majit te ketij viti, ne prani te prinderve dhe avokatit, u dorezua ne Drejtorine e Policise se Tiranes.
Me pamje te deshperuar dhe me lot ne sy, ai pranoi autoresine e vrasjes se ish mikut te tij Alfred Musabelli. Po ate dite ne prani te avokatit ai ka refyer me detaje perpara prokurorit dhe oficereve te policise kriminale, gjithe historine qe nisi nga nje sherr banal mes shokesh te ngushte dhe perfundoi ne menyren me tragjike, me nje vrasje.

“Shqiptarja. Com”, disponon te plote dosjen e kesaj ceshtjeje te bujshme. ceshtje qe pas vendimit te gjyqtarit Gerd Hoxha per ta denuar 22 vjecarin Kostandin Xhuvani, vetem me 2 vjet heqje lirie, alarmoi Ministrin e Drejtesise Eduard Halimi, i cilivetem 3 dite me pare, urdheroi nje inspektim urgjent te ketij procesi ne prokurori dhe ne Gjykaten e Tiranes. “Shqiptarja. Com”, po boton sot te plote rrefimin e 22 vjecarit perball hetuesve diten qe u vetdorezua.

NGA SHOKE NE ARMIQ

“Une Alfred Musabelliun, e kisha shok qysh prej nje viti dhe me te jam njohur ne lagje, pasi ishim qe te dy banore te nje lagjeje. Me Alfred Musabelliun, jam konfliktuar fillimisht ne ambjentet e shkolles “Labinoti” dy muaj para se te ndodhte ngjarja. Sherri midis nesh, ka filluar per motive te dobeta. Mbaj mend se diten qe jam konfliktuar me ate, isha duke pire ne lokalin e shtetasit Xhevat Kociu se bashku me dy shoket e mi, njeri vellai Alfredit, Romarjo Musabelli dhe me Erald Sidan. Mbasi pime disa gota raki, dolem nga lokali dhe u bashkuam me shoke te tjere te lagjes dhe konkretisht me Alfred Musabelliun, Elton Alijaja, Andi Grorin, Albi Zelan dhe disa te tjere, emrat e te cileve nuk me kujtohen per momentin. Ne kohen qe u bashkuam me te tjeret, Elton Alijaja dhe Erald Sida, filluan te konfliktoheshin me fjale me njeri tjetrin.
Ne kete kohe nderhyn ne debat Alfred Musabelli ne ndihme te Eltonit te cilin e kishte shok te ngushte. Nderkohe une futem ne debat, ne ndihme te Erald Sines. Ate nate thjesht debatuam me fjale me njeri tjetrin, por pa u konfliktuar dhe ofenduar me njeri tjetrin. Te nesermen vjen personalisht per te me takuar Alfred Musabelli.

Une isha te shkolla “Labinoti” se bashku me dy shoket e mi Albi Zelen dhe Donald Ymeraj. Sapo erdhi mu drejtua me fjalet: “Meqenese mbreme ishe i pire, hajde te flasim sot, kush je ti qe me ngre zerin mua?” dhe pa mbaruar fjalet me qelloi me shpulle. Ne kete kohe nderhyri Albi me Donaldin per ta qetesuar Alfredin dhe me pas folem qetesisht dhe arritem te pajtoheshim me njeri tjetrin. Nje dite me pas, me sa mesova nga shoku im Albi Zela, shtetasi Eduard Sida, diten qe kishte edhe ditelindjen e tij, ishte duke pire me shoqerine tone, ne te cilen isha edhe une por u largova me pas.

Ne ambjentet e shkolles ku ata ishin duke pire, kishte shkuar Alfred Musabelli se bashku me Elton Alijaja dhe ne kohen qe kishte shkuar Erald Sida, i kishte thene: perse bere sherr me Kostandinin, ne thjesht debat bem? Ne kete kohe Alfredi, sic ishte me shishen e alkoolit ne dore, e godet Eraldin ne koke. Ne ate kohe futet Eltoni ne ndihme te Alfredit, ndersa Albi Zela, ne ndihme te Eraldit. Mbasi ishin konfliktuar per nje kohe te shkurter 5-10 sekonda, pasi nderhyne persona te tjere, ndahen dhe largohen nga shkolla.

Mbas largimit te Alfredit dhe Eltonit, po sipas thenieve te Albit, shoket e mi Albi Zela, Erjon Gjici dhe Erald Sida, ishin larguar me makinen e Albit per ne shtepi. Diku ne afersi te shtepise se Albit, nje makine Audi Q7, i kishte parakaluar dhe ju kishte zene rrugen. Prej andej kishte zbritur Eton Alijaja, Pjerin Prenga dhe Alfred Musabelli, te cilet kishin qelluar me gure makinen e Albit. Albi i jep makines mbrapa me shpejtesi dhe arriti te largohet pa pesuar demtime fizike pervec ca demtime te vogla makina e tij.

Mbas kesaj perplasje, po nga Albi Zela kam mesuar se Alfredi me Eltonin dhe Pjerinin, kishin goditur me sende te forta shokun tim, Donald Ymeri, disa dite me pas.

Mbrojtja: Arsyet perse Xhuvani eshte i pafajshem

Sipas mbrojtjes nga te gjitha provat e ndodhura ne fashikujt per gjykim, rezultoi qarte se te gjitha veprimet e te pandehurit Kostandin Xhuvani, jane kryer ne kushtet e mbrojtjes se nevojshme dhe nuk ka asnje hapesire per te diskutuar kapercimin e kufijve te kesaj mbrojtje, vetem nga fakti se pistoleta qe mbante ne dore viktima nuk ish te luftarake.

Nga ana subjektive, i pandehuri nuk ka qene ne gjendje te konstatonte se pistoleta ne fjale, ishte luftarake apo jo, pasi nga menyra sesi kane rrjedhur ngjarjet, te krijohet pershtypja qe pistoleta e viktimes, ishte e vertete. Konkretisht rezultoi e provuar se viktima e ka mbushur ket arme, duke marre fishekun e rradhes dhe duke nxjerr fishekun qe kishte ne fole. Pervec sa me siper arma, ishte prej metali, identik me armet e verteta, tip pistolet dhe bente zhurme. Sulmi i viktimes, ishte shume i dhunshem, i padrejte, i vertet dhe i castit.

I pandehuri Xhuvani, ishte inferior ndaj ketij sulmi. Po sipas mbrojtjes te Kostandin Xhuvanit, Alfred Musabelli dhe Pjerin Prenga, kane qene te denuar me pare me burgim per vepra te renda penale, I pari per trafik droge, kurse tjetri per pengmarrje. Per te gjitha kto mbrojtja kembnguli ne kerkesen e saj per pafajesi per Kostandin Xhuvanin.

 

shqiptarja.com 2011