Rreziku i sulmeve terroriste ne EURO 2016. Arrestohet nje francez me 125 kg ekspoziv

Lidhur me artikullin:

Kampionati Europian mbetet shenjestra e terroristeve. Per te konfirmuar friken dhe justifikuar masat e marra nga autoritetet franceze, sherbyen detaje nga hetimi dy-javor pas ndalimit te nje te dyshuari. Sherbimet Sekrete te Ukraines, SBU, njoftuan se nje shtetas francez i arrestuar gjate muajit te kaluar me nje sasi te madhe eksplozivi dhe armesh, kishte planifikuar sulme terroriste gjate Euro 2016, me turneun qe nis te premten.

Personi i identifikuar si Gregoire M, 25 vjeç, u arrestua nga kufirin e Ukraines me Polonine. Shefi i Sherbimeve Sekrete Ukrainase, Vasyl Hrytsak tha se i riu kishte planifikuar te kryente 15 sulme dhe ndante pikepamje ultra-nacionaliste. Personi i arrestuar kishte grumbulluar arme te kalibrave te ndryshem, 125 kg lende plasese dhe detonatore. Nga mediat franceze, i riu eshte pershkruar si punetor i nje kooperative bujqesore nga krahina e Lorraine ne Lindje te Frances, ndersa nuk kishte dosje penale.

Sherbimet Sekrete Ukrainase njoftuan se i dyshuari ishte mbajtur nen vezhgim prej Dhjetorit te vitit te kaluar, ku ai bleu 5 arme automatike te modelit Kalashnikov, dy granada-hedhes kunder tank, rreth 5 mije municione, 100 detonatore si edhe nje sasi mjaft te madhe eksplozivi.