Rritja e kerkeses per pajisje elektronike ne Kosove, bankat subvencion me norma minimale

Per blerje te pajisjeve te ndryshme elektronike deri ne 1,000 euro, shuma e interesit bankar vjetor ka rene ne vetem 16 euro.
Kredite qe dikur ishin malli me i shtrenjte ne Kosove, ngadale po shkojne duke u liruar.

Derisa bankat kujdesen te ruajne stabilitetin e tyre financiar popullariteti i telefonave te mençur mobil dhe televizoreve, por edhe kerkesa e madhe per modelet e reja te laptopeve dhe kompjutereve tablete ka bere qe ne tregun kosovar te ofrohen mundesi te reja te kredive konsumuese me norma shume me te uleta te interesit, sesa ato ne rajon.

Ne njeren prej kredive te fundit konsumuese qe po ofrohet ne treg, per blerje te pajisjeve te ndryshme elektronike ne vleren qe arrin 1,000 euro, shuma e interesit bankar vjetor ka rene ne vetem 16 euro per nje vit, pas subvencionimit te normes se interesit qe NLB dhe Gama kane bere per konsumatoret e kesaj te fundit.

Ky trend i ofrimit te normes me te ulet te kamates eshte filluar nga kompania Gama Electronics. Importuesi i madh i pajisjeve elektronike te markave me te medha te tregut boteror – Gama Electronics ka promovuar nje mundesi per blerje te produkteve te ndryshme te saj me keste – televizore te mençur, telefona mobile, tablete nga Samsung, laptope nga Lenovo dhe shume produkte tjera, per te cilat norma e interesit ne fund te vitit eshte me e ulet.

Mentor Hajdini, perfaqesuesi i Gama Electronics tha se “jemi shume te vetedijshem per kerkesen dhe nevojen e madhe te produkteve te konsumit elektronik, por edhe per pamundesine e shume bleresve qe produktet tona t’i blejne me para kesh. Per kete ne e kemi ofruar nje mundesi te lehte dhe shume te volitshme qe shumicen e produkteve tona konsumatoret t’i blejne pa u ngarkuar me norma te larta te interesit. Me plotesimin e nje aplikacioni te vetem, konsumatoret tane marrin gjithçka qe u duhet ne vlere prej 1,000 euro, per vetem 16 euro interes vjetor.”

Kjo eshte norma me e ulet e interesit te nje kredie konsumuese ne Kosove, dhe mbase sherben si nje sinjal pozitiv i cili paralajmeron ulje te metejme te normave te interesit ne tregun tone, se paku per produktet per te cilat ka kerkese te madhe ne tregun kosovar.

Siç dihet, Kosova eshte njera nder vendet me popullsine me te re ne Evrope dhe kerkesa per pajisjet elektronike eshte gjithnje ne rritje, sidomos kur shkalla e depertimit te internetit dhe e perdorimit te pajisjeve te mençura eshte ne rritje te shumefishte nga viti ne vit.

/Telegrafi/