Rrjet rajonal per problemet mjedisore

 

Ne kuader te projektit ‘’Europe for Citizens 2013‘’, Bashkia e Tiranes eshte bere pjese e projektit ‘’ELAIN – Rrjeti Interballkanik i Autoriteteve Lokale Mjedisore‘’.

Objektivi kryesor i projektit ELAIN eshte identifikimi i sfidave te perbashketa mjedisore, shkembimi i praktikave me te mira, percjellja e rezultatit, terheqja e vemendjes se qytetareve dhe ne fund perpilimi i nje memorandumi mirekuptimi, ne perputhje me kornizen europiane mjedisore. Projekti ka partnere 8 bashki nga 6 vende te rajonit, Shqiperi, Bullgari, Greqi, Bosnje & Hercegovine, Serbi dhe Kroaci.

Sot eshte organizuar ne Tirane konferenca e pare nderkombetare, me pjesemarrjen e perfaqesuesve nga te gjithe partneret e projektit. Ne kete konference ka pershendetur dhe nenkryetarja e Bashkise se Tiranes Nevila Xhindi.