Rrjeti Social Twitter feston sot 10 vjetorin!

Rrjeti Social Twitter feston sot 10 vjetorin!

Rrjeti Social Twitter, themeluar dhe drejtuar aktualisht nga Jack Dorsey, te dielen ne mbremje filloi nje festim online.

Nje postim me titull “Thank you! Love Twitter”, ftonte njerezit te festonin dekaden e tyre te pare me hashtag-un LoveTwitter.

“Plot 10 vite me pare, filloi me nje cicerime te vetme,” – thuhet ne postim, duke treguar Tweet-in e pare te Jack Dorsey-t.

“Qe atehere, çdo moment, çdo dite, njerezit komunikojne me njeri-tjetrin per gjerat qe kane per zemer – ne te gjithe boten.”

“Nder vite, ju e keni bere Twitter-in ate qe eshte sot dhe po i jepni formen qe do te kete ne te ardhmen. Dhe ne ju falenderojme ju per kete!”

Pa dyshim qe Twitter ka ndryshuar menyren se si njerezit komunikojne online, me vetem 140 karaktere, çka per mire apo per keq i ben njerezit te zgjedhin fjalet e tyre. Platforma sociale eshte kthyer njekohesisht edhe ne nje vend ku mund te ndjekesh evente boterore ne kohe reale.

Vitet e fundit te Twitter kane qene te veshtira edhe pse eshte nje platforme e dashur per shume njerez. Çmimi i aksioneve te Twitter ka rene perseri edhe ne kete fillim viti. Kjo ka sjelle edhe largimin e disa drejtuesve ekzekutive te kompanise. Madje edhe investitoret kane shprehur dyshimet e tyre per Jack Dorsey, i cili punon 18 ore ne dite duke menaxhuar si Twitter ashtu edhe kompanine e pagesave Square, ne te njejten kohe.

Pavaresisht ketyre fakteve, Twitter ruan optimizmin duke shprehur falenderimet “se kemi bere histori, kemi sjelle ndryshim, duke ndihmuar njeri-tjetrin dhe duke qeshur se bashku çdo dite”, per perdoruesit e tij ne postimin e ditelindjes se 10-te.

Business Magazine Albania bashkohet me ne keto festim me perdoruesit e Twitter ne kete pervjetor te dekades se pare dhe i uron shume te tjere ne vazhdim.

#LoveTwitter

/ Business Mag Albania