Rruga e Kosoves drejt Pavaresise

Lidhur me artikullin:

Shpallja e pavaresise se Kosoves me 17 shkurt 2008, ishte kurorezimi i nje rrugetimi te dhimbshem lotesh e gjaku per popullsine shqiptare atje. Per vite me radhe, deri ne qershor te 1999, shqiptaret vuajten pasojat e spastrimit etnik nga ushtria e Millosheviçit. Pas perfundimit te luftes dhe vendosjes se trupave nderkombetare ne Kosove, ne nentor 2005 nisi zyrtarisht procesi per statusin perfundimtar.

Prej 13 qershorit te vitit 1999, kur forcat serbe u detyruan te largoheshin nga Kosova, ky vend administrohej nga misioni i Organizates se Kombeve te Bashkuara UNMIK dhe institucionet demokratike te Kosoves: Kuvendi, Presidenti dhe qeveria.

Edhe pse Serbia nuk kishte kontroll mbi Kosoven, ne rezoluten 12 44 te Keshillit te Sigurimit, disa here permendej se Kosova eshte protektorat i OKB-se, por juridikisht pjese e Republikes Federale te Jugosllavise.

Me 2 shkurt 2007 i derguari special per statusin e Kosoves, Martti Ahtisaari, dorezoi propozimin e tij ne Prishtine dhe Beograd, per pavaresine e kushtezuar te Kosoves, hap qe çoi drejt krijimit te shtetit te pavarur. Pasi u mbajten disa raunde bisedimesh, Kosova u shpall e pavarur me 17 shkurt 2008.

Zyra Civile Nderkombetare mori persiper mbikeqyrjen e zbatimit te pavaresise. Pak dite me vone, nje grup vendesh qe njohen pavaresine e saj themeluan Grupin Drejtues qe do te mbikeqyrte shtetin e ri. Plani i Ahtisaarit nuk u zbatua kurre ne veriun e banuar me shumice serbe, ku nuk njihen dhe nuk pranohen institucionet e shtetit te Kosoves.

Plani parashikonte krijimin e nje komune te re ne veriun e Mitrovices, e cila u themelua me vone. Me 9 dhjetor 2008, vendin e UNMIK e zuri misioni evropian per sundimin e ligjit EULEX. Me 22 korrik 2010, Gjykata Nderkombetare e Drejtesise konfirmoi permes mendimit keshilledhenes se pavaresia e Kosoves nuk ka shkelur asnje nen te Ligjit Nderkombetar.

Nga marsi i vitit 2011, Prishtina dhe Beogradi kane nisur bisedimet ne Bruksel per nje seri çeshtjesh. Keto bisedime teknike u pasuan nga ato ne nivel kryeministrash, me mbajtjen e kater raundeve te dialogut mes Thaçit e Daçiq, si dhe nje takimi mes presidenteve Jahjaga e Nikoliç.

Permbyllja e pavaresise se mbikeqyrur me 10 shtator 2012, u pa s i nje mundesi per shtyrjen me tej te hapave per integrimin e Kosoves. Sfida me e afert per shtetin e ri eshte heqja e vizave, por kryesorja mbetet aspirata per hyrjen ne NATO dhe integrimin ne BE. Zyrtarisht, deri me sot, Kosoven e kane njohur 111 shtete