Rumania me probleme kunder Shqiperise.

Nga barazimi ndaj Zvicres te sfida e fundit ne grup kunder Shqiperise, qe mund te vleje kualifikimin per me tej. Te Rumania pas asaj pike te marre ndaj perfaqesueses helvete ne Parc Des Princes, e kane hedhur veshtirimin te ndeshja e se Dieles ndaj kombetares kuqezi qe do te zhvillohet ne Lyon. Barazimi me Zvicren ka lene pasoja sespe disa lojtare ne fund te ndeshjes kane patur probleme fizike. Ky fakt e shqeteson jo pak trajnerin e perfaqesueses ballkanase, Anghel Iordanescu, i cili ne proncimin e tij per mediat beri te ditur se perballe Shqiperise do te beje disa ndryshime ne formacion nese futbolliste si Rat, Pintilli e Stancu nuk arrine te riaftesohen ne kohe nga demtimet respektive.

“Morem nje pike ndaj Zvicres dhe jemi ne loje per kualifikimin. Tashme gjithcka varet vetem nga ne. Duhet te fitojme me cdo kusht ndaj Shqiperise edhe pse e dime qe nuk do ta kemi te lehte. Do te bejme ndryshime ne takimin e fundit ne grup, nese nuk arrime te rikuperojme te demtuarit. Razvan Rat ka disa probleme muskulore dh do te jete shume e veshtire qe ai te jete gati pas vetem 3 ditesh. Gjendja e Pintillit eshte akoma edhe me serioze dhe me shume gjasa do te mungoje ndaj Shqiperise. Edhe Stancu ndien lodhje fizike por ai gjithsesi ai ka me shume mundesi per t’u riaftesuar ne kohe. Kemi ne skuader futbolliste pa eksperience ne eventimente te medha nderkombetare, dhe ky fakt ndikon negativisht te ne. Vetem nje lojtar nga 23 futbollistet e grumbulluar ka marre pjese me heret ne nje kampionat Europian.”

Ndaj Zvicres, Rumania kaloi ne avantazh me sulmuesin Bogdan Stancu, nderkohe qe barazoi shifrat ne pjesen e dyte futbollisti me origjine shqipetare Admir Mehmedi. Te dy golat qe ka realizuar ne kete europian perfaqesuesja ballkanase i ka shenuar nga pika e bardhe e penalltise.