Rummenigge: “Leroy Sane mund te vinte ne Mynih por…”

Lidhur me artikullin:

“Leroy Sane nuk mund t’i garantohej vendi i titullarit”.

I ketij mendimi eshte drejtori ekzekutiv i Bayern, Karl-Heinz Rummenigge, i cili ka folur ne lidhje me mesfushorin me tipare sulmuese, i transferuar gjate veres tek Manchester City per shumen e 40 milione Eurove. Rummenigge shprehet se Sane eshte nje futbollist cilesor, por thekson se bavarezet cdo vit kane kerkuar te tregohen te kujdeshem gjate merkatos dhe se gjithmone kane bere zgjedhjet e duhura. Sipas tij Bayern nuk pranoi te transferonte Sane per shkak se sulmi i kampioneve te Gjermanise eshte i plotesuar..

“Nese ne do te kishim transferuar Sane, atehere ai nuk do te kishte nje vend tituallari te garantuar. Gjithashtu ne kemi ne dispozicion futbolliste si Arjen Robben, Frank Ribery, Thomas Muller, Kingsley Coman dhe Robert Lewandowski, te cilet ne bejne nje pune shume te mire ne sulm. Nisur nga kjo, nuk deshironim ta mbingarkonim ekipin.”

Me tej presidenti foli dhe per Arjen Robben, i cili i eshte rikthyer stervitjes pas nje mungese te gjate per shkak te nje demtimi.

“Robben i eshte rikthyer stervitjes. Sidoqofte stafi mjekesor e ka keshilluar te beje kujdes. Per nje kohe te gjate ai ka qendruar larg fushes se blerte. Gjithsesi faza e rikuperimit eshte duke ecur mire.”