Rummenigge paralajmeron Kilin. “Kujdes me Arturo Vidal”

Lidhur me artikullin:

“Xing” te Bayern Munchen, nje yll i skuadres ka probleme! Kryetari i bordit mbikeqyres te klubit bavarez, Karl-Heinz Rummenigge, ka shprehur hapur shqetesimin e tij per gjendjen fizike te mesfushorit Arturo Vidal, sidomos duke marre parasysh faktin se me 19 nentor kampionet e Gjermanise do te luajne ndeshjen me te madhe te sezonit, pikerisht ne “Signal Iduna Park”, aty ku i pret Borussia Dortmund. Kiliani vuajti nje demtim ne muskulin leshues te kofshes gjate barazimit 1-1 te kombetares se tij me Kolumbine dhe u detyrua te linte fushen ne minutat e fundit te ndeshjes.

29-vjeçari nuk ka shans te luaje ne ndeshjen me Uruguain te marten, sfide e vlefshme per Eliminatoret e Boterorit. Nisur nga kjo, Rummenigge i ka bere thirrje drejtuesve te perfaqesueses amerikano-latine te mos rrezikojne me mesfushorin.

“Jemi shume te shqetesuar per shendetin e Arturo Vidal”, – tha numri 2 i rekordmeneve per gazeten “Bild”. “I bejme thirrje Federates Kiliane te Futbollit te veproje me pergjegjesi dhe ndjeshmeri ndaj kesaj gjendjeje. Prioriteti me i madh duhet te jete shendeti i lojtarit”, – shtoi gjermani. Kete sezon, Vidal ka luajtur 15 ndeshje me Bayern-in, duke shenuar tre gola.