Rummenigge: ‘Sezoni i ri duhet te jete i Mario Gotze’

Administratori i pergjithshem i Bayern Munich Karl Heinz Rummenigge beson se sezoni qe behet gati te nise do te jete nje sezon shume i rendesishem per Mario Gotze, pas golit percaktues qe 22-vjecari shenoi ne Brazil, ne finalen e Kupes se Botes. Ish ylli i perfaqesueses se Gjermanise i ben thirrje keshtu mesfushorit me tipare sulmuese qe pas eksperiences ne Ameriken e Jugut te beje hapin e duhur cilesor edhe ne rang klubesh, natyrisht me Bayern. Djaloshi nga Memmingen u transferua veren e kaluar ne “Allianz Arena” per nje marreveshje prej plot 37 milione eurosh, megjithate pavaresisht kontributit te dhene per fitimin e Bundesliges Mario Gotze nuk arriti te permbushe dot pritshmerite e larta, apo qofte edhe per t’ju afruar sadopak nivelit te shfaqur te Borussia Dortmund. Pas atij veprimi te shkelqyer ne kohen shtese, qe i dha ne stadiumin “Maracana” titullin boteror Gjermanise ne dem te Argjentines, ‘Kalle’ ne nje interviste te dhene per “Sport1” mendon se tani eshte koha qe numri 19 i Bayernit te cimentoje reputacionin e tij edhe pergjate sezonit te ri, ne ndeshjet me klubin. ‘Eshte e rendesishme qe Mario te lere gjurme te Bayern. Fansat dhe media e kane akuzuar perhere ate se nuk eshte ende aty ku pritet, megjithate ne vitin e dyte ai duhet te gjeje veten dhe te shkoje ne drejtimin e duhur. Jam i bindur se Gotze e di shume mire se cfare pritet prej tij, keshtu qe ai do te beje cmos per te justifikuar gjithe besimin tone. Ai eshte nje lojtar i madh te Bayern, vertet shume i madh’, ka deklaruar Rummenigge