Rumunet veteofrohen per te adoptuar Britaniket e pakenaqur

Pas tronditjes se britanikeve qe ishin kunder ‘Brexit’, Rumunia ka vendosur te behet shpatulla ku do te “qajne” te gjithe te larguarit nga Bashkimi Europian, duke marre masa konkrete mbi situaten.

“Rumunet per ata qe duan te qendrojne ne BE”, quhet fushata e posaçme e nje gazete ditore ne Bukuresht qe i ben thirrje te gjithe qytetareve rumune per te ndare shtepite e tyre me njerezit qe votuan pro qendrimit ne BE, pasi ata meritojne te quhen te afermit e tyre.

Mesa duket te gjithe te pakenaqurit nga “Brexit” qe nuk shohin asnje ‘drite te bardhe’ ne Britani, kane tashme nje shpatull ku te mbeshteten, sepse do mund te “adoptohen” nga nje familje rumune.

“Lini Brexit me mosmarreveshjet e tij dhe filloni nje jete te re”, shkruan faqja e internetit te kesaj fushate dhe nuk kane qene te pakte vullnetaret qe i jane bashkuar kesaj nisme, pasi 600 rumune kane ofruar te strehojne britanike.