Rusi 2018 do të jetë fundi i gjeneratës së artë i ‘La Roja”

Botërori “Rusi 2018” mund të jetë stacioni i fundit në skenën prestigjioze për gjeneratën e artë të lojtarëve që militojnë në radhët e Kombëtares Spanjolle të Futbollit. Pasi kanë ngritur dy trofe të Kampionatit Europian dhe një Kupë Bote, spanjollët mund të thuhet se ishin të pandalshëm përgjatë sezoneve 2008-2012.

Gjithsesi, Botërori i 2014-ës u duk se nisi një trend jo shumë pozitiv për La Rojan. Sidoqoftë Lopetegui bashkë më grupin e veteranëve dhe talenteve të rinj që ka përzgjedhur, ia doli të kualifikonte Spanjën për herë të 11 radhazi në këtë kompeticion. Për të bërë një vështrim më të detajuar të kësaj përfaqësueseje nisim me teknikun, i cili u emërua në stolin e Spanjës në vitin 2016, si pasues i Vicente Del Bosque.

Për tu njohur me koeficientët më të lartë në treg dhe për të Luajtur Online Kliko Ketu lottosport.com.al

Eksperienca si trajner në nivelet e larta e ish portierit ishte e limituar dhe kjo mjaftoi që kritika të vinte në dyshim kredencialet e 51-vjeçarit, por shpejt rezultatet e tij folën vet. Për t’u ndalur tek grupi i veteranëve të artë, kujtojmë se kjo përfaqësuese nuk ka më shërbimet e Iker Casillas, një prej portierëve legjendarë jo vetëm në Spanjë, por edhe në Europë.

Ndërkohë që me shumë gjasa Botërori i Rusisë do të jetë i fundit për Sergio Ramos dhe Gerard Pique, me dyshen e mbrojtjes që ndër vite ka qenë ndër më të suksesshmet. 31-vjeçari Pique do të heqë dorë nga impenjimi i tij me Kombëtaren pas Botërorit dhe shanset janë që edhe 32-vjeçari Ramos të veprojë njësoj.

Andres Iniesta do të jetë 34 vjeç në startin e këtij Botërori dhe për të është e sigurt që kjo do të mbetet prezenca e fundit në skenën ndërkombëtare më fanellën e La Rojas. Edhe pse mjeshtëria e tij sa vjen e perfeksionohet, fiziku nuk i lejon me të njëjtën performancë.

Në repartin e avancuar Lopetegui ka pasur dyshime për sulmuesit, duke ndërruar plot 10 të tillë brenda dy viteve. Gjithsesi seleksioni që ka në dispozicion është plot kualitet e talent dhe pritet që Spanja të bëjë një turne premtues. Ndeshja e parë për La Rojan do të jetë përballë Portugalisë Kampione e Europës, në datën 15 qershor.