Rusi 2018. Gjermania me goleade. Polonia mposht Rumanine. Franca dhe Anglia fitojne ne shtepi

Franca vijon dominimin ne Grupin A te kualifikueseve te Boterorit 2018, pasi fitoi 2-1 me permbysje perballe Suedise. Sfide emocionuese ajo ne “Stade de France”, me suedezet qe shenuan te paret me Forsberg ne te 54-en.

Blute reaguan menjehere, duke mos i lene kohe rivaleve te festonin. Paul Pogba barazoi vetem shifrat vetem pas 3 minutave, ndersa ne te 65-en Dimitri Payet vulosi fitoren e francezeve. Gjelat ngjiten ne kuoten e 10 pikeve pas 4 ndeshjeve dhe nuk e njohin humbjen, ndersa i japin nje asist Holandes te rikthehet ne garen per vendin e dyte.

Goleade e Gjermanise ne Grupin C, qe fitoi 8-0 ne fushen e San Marinos. Gjithçka e lehte per panzerat, qe zhbllokoi sfiden me Sami Khedira-n ne te 7-en, ndersa dy minuta pas tij Serge Gnabry dyfishoi rezultatin. Pjesa e pare u mbyll ne shifrat 3-0 pas rrjetes se Jonas Hector. Serge Gnabry realizoi golin e katert ne te 58-en, ndersa vend per feste kishte serish per Jonas Hector qe shenoi rrjeten e peste te gjermaneve dhe te dytin personal. Serge Gnabry ne te 76-en realizoi tregoleshin personal te ndeshjes. Ne minutat e fundit, shifrat u thelluan pas autogolit te Stefanelli-t dhe rrjetes se Kevin Volland pese minuta perpara fundit.

Gjermania kryeson me 12 pike te plota, perpara Irlandes se Veriut, qe fitoi 4-0 ndaj Azerbajxhanit. Lafferty i hapi rrugen fitores se irlandezo-verioreve ne te 27-en, ndersa Gareth McAuley dyfishoi shifrat ne minuten e 40-te. Dy rrjetat e tjera te vendasve u realizuan ne pjesen e dyte fillimisht nga McLaughlin dhe ne minutat e fundit nga Chris Brunt. Me kete sukses Irlanda e Veriut ngjitet ne vendin e dyte me 7 pike, aq sa edhe Azerbajxhani, por me fitore ne sfidat direkte.

Ne sfiden tjeter te grupit C, Republika Çeke fitoi 2-1 perballe Norvegjise. Krmencik zhbllokoi sfiden pas 11 minutave, ndersa Zmrhal dyfishoi ne startin e pjeses se dyte. Norvegjezet u zgjuan vone dhe rrjeta e Joshua King 3 minuta nga fundi i kohes se rregullt nuk i mjaftoi per te evituar humbjen.

Polonia konsolidon kreun ne Grupin E, fale fitores 3-0 ne fushen e Rumanise. Grosicki ne minutat e para kaloi ne avantazh miqte. Me vendasit te hedhur ne sulm ne kerkim te barazimit, polaket realizuan edhe dy here ne 7 minutat e fundit me kapitenin Robert Leeandoeski dhe nisen shkeputjen.

Kjo edhe fale disfates befasuese te Malit te Zi ne Armeni. Me golat e Kojasevic dhe Stevan Jovetic ne harkun e dy minutave gjate pjeses se pare, malazezet krijuan idene e nje fitore te lehte. Por, ne fraksionin e dyte te sfides, Grigoryan ne te 50-en nisi permbysjen e armeneve. Haroyan ne te 74-en barazoi shifrat ne 2-2, ndersa Ghazaryan ne minuten e katert te kohes shtese i dhuroi ekipit te tij nje fitore te pabesueshme.

Ne sfiden tjeter te grupit E, Danimarka fitoi 4-1 me Kazakistanin. Avantazhit te vendasve me Cornelius, kazaket iu pergjigjen menjehere me golin e barazimit nga Suyumbayev. efekt goli dyte danimarka. Christian Eriksen riktheu danezet ne avantazh ne te 36-en, ndersa Ankersen mbylli virtualisht sfiden me golin e trete. Por, perpara fershellimes finale kishte kohe edhe per rrjeten e katert te Danimarkes serish me Eriksen.

Ne Grupin F, Anglia fitoi derbin e zjarrte me Skocine. Nje sukses me i lehte nga sa mendohej per Tre Luanet, qe zhbllokuan shifrat me Daniel Sturridge pas 24 minutave loje. Adam Lallana ne startin e pjeses se dyte dyfishoi shifrat per anglezet, ndersa Gary Cahill ne te 61-en vulosi shifrat 3-0.

Anglia kryeson me 10 pike, dy me teper se Sllovakia qe shkaterroi 4-0 Lituanine. Adam Nemec zhbllokoi sfiden ne te 12-en, ndersa 3 minuta me pas Kucka dyfishoi. Sllovaket mbyllen çdo diskutim prej pjeses se pare me golin e Skrtel, ndersa Marek Hamsik ne te 86-en realizoi edhe golin e katert per vendasit.

Sllovenia ngjitet ne vendin e trete ne grup, pas fitores minimale 1-0 ne fushen e Maltes, me rrjeten vendimtare te realizuar nga Benjamin Verbic ne minuten e 47-te.