Rusi 2018. Kosova peson humbjen e radhes. Italia dhe Spanja me hap te njejte. Kroacia kryeson e vetme

Ne grupin I te eliminatoreve te Rusi 2018, ku ndodhet edhe Kosova, Kroacia proneson e vetme kryesimin me fitoren 2-0 ndaj Islandes fale nje dygoleshi te Brozovic. Ne Maksimir te Zagrebit, interisti qe gjen tjeter shkelqim me kombetaren hapi lojerat ne te 15-en me nje te majte te bukur nga jashte zone duke shtangur portierin Halldorsonn. Goli i dyte erdhi vetem ne kohen shtese me nje tjeter goditje nga distanca te Brozovic. E vetmja note e stonuar per kroatet kartoni i kuq i Ivan Perisic ne minuten e 93 per nje faull ndaj Kjarttanson. Me kete fitore kroatet shkojne ne kuoten e 10 pikeve, duke lene me 7 pike ishulloret, qe parakalohen dhe nga Ukraina qe mori vendin e dyte fale fitores 1-0 ndaj Finlandes. 3 pike te cmuara keto per skuadren e Andrij Shevcenkos qe kete here i gezohet golit te Artem Kravets ne pjesen e pare qe vendosi fatin e takimit.

Ne grupin D ngjitet ne kuoten e 10 pikeve Republika e Irlandes qe u imponua minimalisht 0-1 ne Ernst Happel te Vienes perballe Austrise. Goli i vetem i takimit nga James McClean. Me kete disfate marrin nje goditje te forte shpresat e austriakeve qe mbeten me 4 pike. Ne vendin e dyte ndodhet Serbia qe barazoi 1-1 me Uellsin ne transferte. Ballkanasit u gjenden ne disavantazh me liderin e padiskutueshem te Uellsit, Gareth Bale qe kaloi skuadren e tij para pas gjysme ore loje, por gjithsesi arriten te barazonin 5 minuta nga fundi fale goditjes me koke te Mitrovic.
Ne takimin tjeter te grupit D barazim 1-1 me Gjeorgjise dhe Moldavise qe i le respektivisht me 2 dhe 1 pike ne fund te klasifikimit. Ne Tbilisi vendasit kaluan te paret ne avantazh me Kaizaishvili ne minuten e 16-te, por moldavet arriten te merrnin piken e pare per ta ne keto eliminatore fale golit te Aleksandru Gatcan ne minuten e 78.

Spanja dhe Italia bejne detyren, fitojne me goleada ndeshjet e tyre respektive ndaj Maqedonise dhe Lihtenshtejnit dhe vazhdojne te bashkekryesojne grupin G tashme me nga 10 pike. Ne Granada perfaqesuesja La Roja dominoi sfiden e saj ndaj Maqedonise me Spanjen qe arriti te fitonte me rezultatin 4-0 duke shtruar rrugen e saj drejt Boterorit te Rusise. Ne minuten 5-te Darko Velkovski pati nje mundesi te arte per ti dhene epersine skuadres mike por David De Gea u kundepergjigj me nje pritje te shkelqyer. Ate qe se realizoi dot ne fillimin e sfides Velkovski e beri ne minuten e 34-t por ndryshimin e madh se kete here ngaterroi porten duke shenuar nje autogol me koke pas nje krosimi te Dani Carvajal. Per tia bere me te thjeshte gjerat skuadres se Julen Lopeteguit mendoi Vitolo qe realizoi edhe golin e dyte per Spanjen ne minuten e 63-te. Ndersa ne 10 minutat e fundit, kishte vend edhe per finalizimet e Nacho Monreal dhe Aritz Aduriz qe me golat e tyre fiksuan shifrat perfundimtare te ketij takimi ne 4-0.

Edhe pse me te njejtin rezultat nje fitore shume me e thjeshte ishte ajo e Italise qe ne transferten e Vaduzit fitoi 0-4 ndaj Lihtenshtejnit me 4 gola te shpejte qe ne pjesen e pare. Ne minutat 11 dhe 12 Andrea Belotti dhe Ciro Immobile realizuan ne porten e Jehles duke i cuar shifrat ne 0-2. Ne minuten e 32-te ishte rradha e Antonio Candrevas perpara se Belotti te gjente edhe golin e dyte personal per fitoren 0-4 te skuadres se Giampiero Ventures.

Tjeter humbje per Kosoven. Ne nje sfide te nivelit te larte te veshtiresise, perfaqeusesja me e re e kontinentit u mposht 2-0 ngqa Turqia ne Antalya Arena, ne nje perballje ku dardanet dhane serish sinjale pozitive, edhe pse rezultati konfirmon se rruga drejt ngritjes ne nivelet me te larta eshte e mundimshme.

Me Bernard Berishen qe nuk ja doli dot te riaftesohej ne kohe, Albert Bunjaku e niste me Herolind Shalen titullar qe sebashku me Zenelin dhe Rashicen formonte treshen qe mbeshteste sulmuesin e vetem Vedat Muriqi. Ne krahun tjeter Turqia e Fatih Terim e niste sfiden me Burak Yilmaz ne majen e sulmit dhe Arda Turan, Hakan Calhanonglu e Volkan Sen pas tij. Ne Antalya Arena sfida nisi me nje pretendim per penallti te vendasve per nje mbajtje te Burak Yilmaz nga ana e Amir Rrahmanit por gjyqtari lejoi vazhdimin e lojes. Ne te 7-ten tentativa nga larg e Valon Berishes nuk solli asnje rrezik. Ne minutat ne vazhdim sfida foli e gjitha per Turqine. Ne te 18-ten Ujkani dhe shtylla shpetuan Kosoven pas nje goditjeje me koke te Arda Turan. Ne te 25-ten Volkan Sen me nje goditje shume te bukur dogji ne kohe mbrojtesit e Kosoves por gjeti ne rrugen e tij drejt golit nje super Samir Ujkani qe me nje nderhyrje fantastike mbajti porten te paprekur. 2 minuta me pas portieri i perfaqesues me te re te Europes, devijoi ne kendore tentativen nga larg te Calhanonglu. Gjithcka u kthye ne nje monolog mes sulmuesve turqe dhe Ujkanit qe te 30-ten beri nje tjeter nderhyrje shpetimtare pas nje gjuajtjeje potente te Calhanonglu nga nje goditje standarte. Ne te 36-ten Enis Alushi u ndeshkua me karton te verdhe duke humbur ndeshjen e ardhshme ndaj Islandes.

Ne te 40-ten ishte serish Ujkani heroi Kosoves, ndersa Burak Yilmaz nuk gjeti kuadratin ne tentativen e tij me koke, 5 minuta me pas. Por ne momentin me te mire te Turqise skuadra e Albert Bunjakit kishte shansin ideal per te kaluar ne avntazh. I pafat, Valon Berisha ne minuten e pare shtese te fraksionit te pare. Aksion model i Kosoves qe me nje kundersulm te shpejte gjeti te papergatitur mbrojten vendase por autori i golit te vetem te Dardaneve ne keto eliminatore i sherbyer nga Rashica goditi shtyllen nga nje pozicion shume i volitshem. Shpresat e Kosoves per te dale me pike nga kjo perballje shume e veshtire, u shuan ne harkun e 10 minutave ne pjesen e dyte. Ne te 51-ten Burak Yilmaz theu me ne fund rezistencen e kapitenit Ujkani duke kaluar ne avantazh formacioni ne Fatih Terim. Pas nje topi te marre nga sapofuturi ne fushe Yunus Malli, Yilmaz me nje veprim te bukur i shpetoi mbulimit te Rrahmanit per te zhbllokuar shifrat.

Nuk kaloi shume dhe Kosova pesoi edhe golin e dyte. Serish protagonist Burak Yilmaz qe kete here u ndal nga traversa por per fatin e keq te Kosoves topin e kthyer ne loje e dergoi ne rrjete Volkan Sen. Qe nga ky moment skuadra e Bunjakit filloi ta hidhte me shume veshtrimin drejt portes se Babaxhan por pa arritur te shenoje qofte edhe nje gol. Ne te 60-ten, nje krosim i Rashices i devijuar nga Kaldirim per pak sa nuk befasoi portierin e vendasve Babaxhan. Pak caste me vone ky i fundit ndali edhe tentativen me koke te Rrahmanit ndersa ne te 80-ten i pavlefshem goli i Vedat Muriqit per nje pozicion jashte loje te Valon Berishes. Ne Antalya perfundoi gjithcka me suksesin 2-0 Turqise qe mori fitoren e pare ne keto eliminatore ndersa per perfaqesuesen e Kosvos kjo ishte humbja e 3-t rradhazi ne grupin I pas barazimit ne ndeshjen e pare ndaj Finlandes.