Rusia ne telashe. Komiteti Olimpik paralajmeron perjashtimin nga te gjitha sportet

Lidhur me artikullin:

Pas perjashtimit te atletikes nga olimpiada Rio 2016, i gjithe sporti rus rrezikon te izolohet nga bota. Komiteti Olimpik Nderkombetar ka mbeshtetur nismen e Federates Nderkombetare te Atletikes per pezullimin e Rusise, por Agjencia Nderkomgetare Antidoping hedh hije dyshimi edhe per manipulimin e testeve gjate Lojrave Olimpike Dimerore te Sochit ne vitin 2014. WADA ka bere me dije se raporti zyrtar ne lidhje me kete hetim do te publikohet ne mesin e muajit Korrik, duke theksuar se provat tregojne qe kampionet e gjakut dhe te urines se atleteve ruse jane manipuliar nga Sherbimet Sekrete.

Ne kete menyre, edhe Komiteti Olimpik Rus rrezikon pezullimin nga CIO, çka do te thote se me shume gjasa, nga olimpiada do te perjashtohen te gjithe sportistet ruse dhe jo vetem atletet. Mund te duket nje hipoteze apokaliptike per sportin rus, por sipas mediave nderkombetare, me shume mundesi pritet qe te ndidhe keshtu. Nderkohe, ne samitin e Komitetit Olimpik Nderkombetar qe do te mbahet te marten, do te diskutohen gjithashtu edhe situatat ne vendet qe nuk ndjekin keshillat e Agjencise Antidoping ku nuk perjashtohet mundesia e pezullimit te disa vendeve