Sa paguajne kompanite ne Shqiperi?

Drejtuesit e Bankers Petroleum me paga deri 1 milion dollare ne vit (80 mije USD/muaj), nenkontraktoret e tyre marrin 30 mije USD ne muaj. “Monitor” sjell ne nje renditje ekskluzive kompanite qe kane pagat me te larta mesatare per punonjes ne Shqiperi. Nga nafta, bankat e telekomunikacionet, ja fondet qe sipermarrjet shpenzojne per punonjesit, sipas perpunimit qe Qendra e Kerkimeve Monitor u ka bere bilanceve te bizneseve me te medha punesuese ne vend per vitin 2014. Sa paguajne kompanite shteterore dhe shoqerite aksionere me kapital publik

A e dini se cilet jane profesionet qe fitojne me shume sot ne Shqiperi? Inxhinieret e prodhimit te naftes, jane profesionistet qe paguhen me mire sot ne vend, me paga qe i kalojne edhe 30 mije euro ne muaj dhe arrijne dhe 70 mije euro/muaj. Por, mos u inkurajoni me kot! Jane te pakte ata qe marrin keto te ardhura marramendese per nivelin shqiptar dhe per me teper, jane te huaj. Ndersa pagat per personelin shqiptar ne industrine e naftes, ndonese te larta, jane ne nivele normale.

Krahas kompanive te naftes, bankat mbizoterojne ne listen e sipermarrjeve qe i paguajne me shume punonjesit e tyre, me page mesatare mbi 1000 euro ne muaj. Edhe ketu ka diferenca te medha mes pagash, nga 300 euro ne mbi 20 mije euro ne muaj, me pagat e larta qe kryesisht i marrin CEO-t e huaj.

Hapja e spitaleve private ka shtuar ndjeshem te ardhurat per mjeket, qe punojne ne to, qe u afrohen 1000 eurove ne muaj.
Nga kompanite shteterore jane sh.a.-te ato qe i trajtojne me mire punonjesit, duke u dhene dhe shperblime te herepashershme qe rrisin pagen e tyre mesatare.

Po cilat jane sipermarrjet qe i paguajne me shume punonjesit? “Monitor” sjell ne nje renditje ekskluzive fondet qe sipermarrjet shpenzojne per punonjesit dhe pagen mesatare bruto per punonjes. Te dhenat jane sipas perpunimit qe “Qendra e Kerkimeve Monitor” u ka bere shpenzimeve te personelit, sipas deklarimeve te bilanceve te bizneseve me te medha, publikuar ne Qendren Kombetare te Biznesit (ish QKR) dhe numrit te punonjesve.

Ne analize jane marre 200 kompanite me te medha sipas qarkullimit vjetor dhe 100 punedhenesit me te medhenj ne vend. Paga mesatare bruto eshte llogaritur duke pjesetuar fondin total te shpenzimeve per paga te raportuar ne bilancin 2014 (perfshire trajtime e shperblime) dhe numrit mesatar te punonjesve per te cilet jane paguar kontribute ate vit, sipas deklarimeve te tatimet.

Nga perpunimi i te dhenave eshte hartuar tabela me 100 kompanite me te medha sipas fondeve te pagave (shiko tabelen: “Renditja e kompanive kryesore, sipas shpenzimeve te personelit -fondit te pagave”) dhe 30 sipermarrjeve te medha qe kane pagat mesatare me te larta per punonjes (shiko tabelen: “30 kompanite VIP me pagat mesatare me te larta bruto per punonjes”)

4 kompanite qe paguajne paga marramendese

Phoenix Technology Services Albania, nje nenkontraktor per hapjen e puseve dhe konsulences ne fushen e naftes, qe punon kryesisht me Bankers Petroleum, eshte kompania qe raporton ne bilanc pagen me te larte mesatare mujore per te punesuar ne Shqiperi, me 1.34 milione leke (gati 10 mije euro ne muaj). Kompania ka rreth 70 te punesuar.

Bankers Petroleum, koncesionari me i madh i naftes ne vend, qe shfrytezon fushen naftembajtese me te madhe mbi toke ne Europe, ate te Patos Marinzes, ka dhe fondin me te larte te pagave ne vend, prej 3.8 miliarde lekesh ne vit (27 milione euro), duke perfshire dhe shperblimet. Paga mesatare per punonjes e kompanise eshte rreth 557 mije leke (4000) euro ne muaj. Por, kjo mesatare rritet ndjeshem nga pagat e larta te te huajve.

Sipas te dhenave ne bilanc, nga rreth 3.8 miliarde leke qe eshte totali i pagave te deklaruara dhe paguara per vitin 2014, gati 2.9 miliarde leke, apo rreth 76% e fondit ka shkuar per personelin e huaj dhe rreth 930 milione leke per ate vendas.

Per personelin shqiptar, paga mesatare rezulton rreth 1200 euro ne muaj, ndersa per ate te huaj arrin 35 mije euro ne muaj mesatarisht, apo mbi 400 mije euro ne vit. Sipas burimeve nga kompania, nga 570 punonjes te deklaruar ne vitin 2014, rreth 50 jane te huaj. Drejtuesit e Bankers Petroleum kane paga edhe deri 1 milion dollare ne vit (80 mije USD/muaj, apo 10 milione leke/muaj).

Simmons Edeco Limited, Dega ne Shqiperi, edhe ky nje nenkontraktor i Bankers Petroleum, eshte sipermarrja e trete ne Shqiperi qe i paguan me shume punonjesit e saj, me nje page mesatare mujore prej 337 mije lekesh (2400 euro). Edhe ketu jane inxhinieret e huaj te naftes, ata qe marrin pjesen e luanit.

Ne menyre befasuese, sipermarrja e katert ne Shqiperi qe i trajton me mire punonjesit e saj eshteAlbcontrol, nje shoqeri anonime me kapital shteteror, qe menaxhon dhe kontrollon hapesiren ajrore shqiptare. Paga mesatare mujore e kesaj kompanie eshte 310 mije leke (rreth 2250 euro) dhe eshte gati dyfish me e larte se mesatarja e bankave.

Pagat marramendese

Koncesionaret e naftes: Drejtuesit e Bankers Petroleum kane paga edhe deri 1 milion dollare ne vit (80 mije USD/muaj, apo 10 milione leke/muaj). Dy kompanite e saj nenkontraktore Phoenix Technology Services Albania dhe Simmons Edeco Limited i paguajne ekspertet e huaj me rreth 30 mije euro/muaj

Bankave private ua “kalon” Banka e Shqiperise

Ne perpjekje per te mbajtur specialistet me te mire, Banka e Shqiperise rezulton se i trajton mjaft mire punonjesit e saj. Paga mesatare e punonjesve te saj (perfshire shperblimet e trajtimet) eshte rreth 175 mije leke ne muaj (gati 1300 euro). Ne keto nivele (lehtesisht me lart) eshte vetem Banka Kombetare Tregtare, me e madhja ne vend.

Intesa Sanpaolo dhe ProCredit renditen me pas, me paga rreth 1100 euro ne muaj. Ne listen e bankave me paga te larta renditen edhe Veneto, Raiffesen, Alpha, NBG, Credins, Banka e Tiranes, Union Bank.

Bankat kane diferenca te medha ne paga. Niveli i hyrjes eshte rreth 300-500 euro ne muaj, per te arritur tek CEO-t, kryesisht te huaj, qe paguhen mbi 20 mije euro ne muaj. Per nivelet e larta menaxheriale, pagat jane mesatarisht 4000-6000 euro ne muaj.
Bankat e kane mjaft te zhvilluar edhe sistemin e vleresimit ne baze te performances, nga rezultatet e te cilit punonjesit mund te perfitojne edhe disa paga shperblim ne vit, apo bonuse te larta.

Bankat, qe mbeten vendi me interesant dhe i lakmuar i punes, per kedo qe ka mbaruar arsim te larte, sidomos ekonomik, prej vitesh nuk po tregohen agresive ne zgjerimin e aktivitetit e si rrjedhoje kane nje rritje minimale te numrit te te punesuarve, duke arritur ne rreth 6900 ne fund te vitit 2015.

Fondi i pagave te 13 bankave te perfshira ne renditje (perfshire Banken e Shqiperise) shenoi rritje te lehte prej 2% ne vitin 2014, ndersa dy banka kane ulur fondet per punonjesit. Edhe Banka e Shqiperise eshte treguar e kursyer dhe e ka ulur me gati 6% fondin e pagave ne 2014-n.

Spitalet private rrisin tregun e mjekeve

Zhvillimi i spitaleve private ka qene nje mundesi e mire punesimi per mjeket, qe paguhen disa here me shume se ne shtet. Ne Spitalin Amerikan, paga mesatare bruto eshte rreth 1000 euro ne muaj, ndersa te Hygeia, rreth 980 euro.

Spitalet private kane pare nje zhvillim te ndjeshem vitet e fundit. Sipas te dhenave nga bilancet perkatese, pese spitalet dhe klinikat kryesore private ne vend, Spitali Amerikan (Univers-Alb), Hygeia Hospital – Tirana, Salus, Spitali Gjerman (Cardio & Diagnostic Center Hamburg / Tir), Klinika Gjermane e Syrit, Spitali Europian kane qarkulluar ne total rreth 6 miliarde leke, apo rreth 43 milione euro ne vitin 2014, me nje rritje prej gati 18% ne raport me 2013-n

Telekomunikacioni, pagat mesatare rreth 800-1000 euro/muaj

Pagat mesatare ne sektorin e telekomunikacioneve rezultojne relativisht te uleta ne krahasim me bankat. Numri i larte i operatoreve qe paguhen me paga relativisht te uleta e redukton mesataren e kesaj industrie, ndersa CEO-t e huaj kane paga te larta. Paga mesatare mujore per punonjes e Vodafone, kompanise me te madhe te telekomunikacionit ne vend, eshte rreth 1000 euro ne muaj, e Telecom Albania eshte rreth 1000 euro.

Mire paguhen punonjesit ne sipermarrjen e telefonise fikse dhe asaj te levizshme, Albtelecom, me te ardhura mesatare prej gati 1000 euro ne muaj. Plus, kompania me kapital shqiptar e telefonise se levizshme, me nje mesatare prej 820 euro ne muaj.

Sa paguhet krahu i “lire” i punes

Ndersa call center kane nje page mesatare relativisht te larte, qe arrin edhe ne 70 mije leke ne muaj, tek industrite e kepuceve e tekstileve, qe kane si avantazh kryesor ne kosto pikerisht krahun e lire te fuqise punetore, paga mesatare eshte afer asaj minimale, prej 22 mije lekesh ne muaj.

Te dhenat e 100 punedhenesve me te medhenj per 2014-n (te fundit te disponueshme) tregojne se dy sektoret kryesore qe po gjenerojne vende pune vitet e fundit jane fasoni dhe call center, te dy qe kane si avantazh shfrytezimin e kostos se lire te fuqise punetore, ne raport me vendet e zhvilluara.

Call center eshte ende ne periudhe lulezimi dhe do te ruaje avantazhin krahasues te kostos se lire te fuqise punetore dhe njohurise se gjuheve te huaja edhe per nje kohe te gjate. Ndersa e ardhmja e sektorit fason mbetet e paqarte, teksa avantazhi i punes se lire po zbehet per shkak te shtimit te barres fiskale dhe rritjes se vazhdueshme te pages minimale.

Top Channel, media qe shpenzon me shume per pagat e punonjesve

Top Channel renditet ne listen e punedhenesve te medhenj, si per fond te pagave, ashtu dhe numer te punesuarish. Paga mesatare e punonjesve te televizionit me te madh nga te ardhurat, ne 2014-n ishte 100 mije leke (rreth 730 euro), me nje numer total te punesuarish afer 600. Ne total, Top Channel shpenzoi 5 milione euro per pagat e punonjesve ne 2014-n
Televizioni tjeter, TV Klan, deklaron ne bilanc nje fond pagash disa here me te ulet, rreth 1 milion euro ne bilancin e 2014-s.
Ndersa televizioni tjeter, Vizion Plus, kishte nje fond pagash prej rreth 430 mije eurosh.

SH.A.-te e naftes, shume xhiro, aspak punonjes

Ndersa kompanite e tregtimit me shumice te naftes qarkullojne shuma te medha parash dhe kryesojne ne renditjen e kompanive sipas qarkullimit vjetor, efekti i tyre ne punesim eshte i paperfillshem. Rreth 90-95% te shpenzimeve te tyre e perben kosto e mallrave te shitura. Shpenzimet administrative zene pjesen tjeter, ku ato per paga perbejne me pak se 1%.

Kompanite qe shpenzojne me shume per paga

Fondi i pagave per 200 kompanite e marra ne analize ka shenuar nje rritje me 7.5% me baze vjetore per 2014-n.
Bankers Petroleum eshte sipermarrja qe ka fondin e pagave me te madh ne vend, me rreth 27 milione euro, por pjesa me e madhe e tij shkon per nje grusht te huajsh.

I dyti eshte Operatori i Shperndarjes se Energjise Elektrike, me rreth 24 milione euro, qe eshte dhe punesuesi me i madh ne vend, me rreth 5000 persona. OSHEE rezulton me nje page mesatare prej 56 mije lekesh ne muaj (rreth 400 euro), ndersa ne 2014-n eshte nje nder kompanite qe ka pasur rritjen me te larte te fondit te pagave ne vend, me 13%.

Simmons Edeco Limited, Dega ne Shqiperi, ka fondin e trete me te madh te pagave ne vend, me gati 18 milione euro, por ka shume me pak te punesuar se OSHEE, vetem 613.

Me pas renditet Raiffeisen, me 17 milione euro dhe mbi 1000 te punesuar.

Albpetrol ka fondin e peste me te madh, me rreth 15 milione euro per mbi 2 mije te punesuar.

E gjashta eshte serish nje banke, BKT, qe me nje fond prej 14 milione eurosh, siguron pune per mbi 900 persona.

Vijojne renditjen dy kompani call center, Albacall dhe Intercom Data Service, kane kontribuar ndjeshem vitet e fundit ne zbutjen e papunesise te te rinjte, dhe ne 2014-n i kishin fondet e pagave perkatesisht 11 dhe 10 milione euro, duke siguruar pune ne total per mbi 4 mije persona.

Albtelecom perfshihet ne renditjen e sipermarrjeve me fond te larte pagash, prej rreth 10.8 milione euro, teksa ka rreth 1000 te punesuar.

Listen e shpenzuesve me te medhenj per paga e vijojne Albcontrol dhe Phoenix Technology Services Albania, me perkatesisht 8.8 dhe 8.3 milione euro, dy kompani “luksi”, qe kane relativisht pak te punesuar me paga te larta.
Vodafone dhe Telecom Albania kane fonde pagash rreth 5 milione euro, secili, sipas deklarimeve ne bilanc.

Qendra e Kerkimeve Monitor

Qendra e Kerkimeve Monitor eshte nje njesi kerkimi e revistes “Monitor”, me nje staf te specializuar qe ben analizimin dhe perpunimin e te dhenave te ndryshme te bilanceve te kompanive, biznesit dhe ekonomise.

Sa paguhen CEO-t shqiptare sipas sektoreve

Nga bankat dhe telekomunikacionet, qe deri pak vite me pare ishin me te paguarat, vendin e pare e kane zene nafta, gazi dhe energjia (hidrocentralet e medha). “Kompanite e medha te naftes ofrojne nje lloj standardi ne menyren se si i kompensojne ekzekutivet”, thote Pranvera Papamihali, menaxhere per Shqiperine ne kompanine e kerkimit te ekzekutiveve, Pedersen & Partners.

Bankers Petroleum, Shell jane dy sipermarrjet kryesore ne kete fushe. Pagesat per ekzekutivet me kombesi shqiptare, perfshire bonuset, variojne ne kete sektor ne 6000-7000 euro ne muaj. Edhe gazsjellesi TAP, nje hyrje e re se fundmi, ofron pagesa te larta.

Bankat kane qene historikisht te paguara, por vitet e fundit ky sektor nuk ka shenuar rritje te pagave, sipas Papamihalit, per shkak te mjedisit relativisht te dobet. Nuk ka ndryshime te ekzekutiveve dhe as blerje te jashtme, elemente keto qe do t’i jepnin me shume vlere te punesuarve ne pozicione drejtuese ne kete segment.

Pagesat e drejtuesve ne sistemin bankar variojne ne 6000-7000 euro ne muaj, duke perfshire bonuset (pa bonuset niveli zbret ne rreth 5000 euro ne muaj). Behet gjithnje fjale per drejtuesit me kombesi shqiptare ne pozicione zevendesdrejtoresh (pergjithesisht ne banka drejtuesit jane te huaj).

Pagesat ne nivelet drejtuese ne telekomunikacione luhaten ne nivele te ngjashme me bankat, 5000-7000 euro ne muaj (personel shqiptar si chief officier, marketing etj.), teksa nuk kane shenuar ndonje rritje te dukshme vitet e fundit.

Zyrat e huaja te farmaceutikes jane nje tjeter sektor i mirepaguar, thote znj. Papamihali, qe i paguajne drejtuesit shqiptare ne 4000 euro ne muaj. Pagat e distributoreve lokale ne kete segment nuk jane ne nivelet e perfaqesive te huaja.

Kompanite nderkombetare i paguajne ekzekutivet ne nivele me te larta krahasuar me ato lokale. Gjithashtu, sistemi i tyre i bonusit dhe benefiteve eshte i percaktuar ne menyre shume me transparente dhe logjike se ne kompanite lokale.

Gjithashtu, ekziston nje ndryshim i madh ndermjet pagave te ekzekutiveve te larte qe punojne ne Tirane dhe atyre ne qytete te tjera te Shqiperise, te cilet paguhen ne nivele shume me te uleta. Pagat e ekzekutiveve te larte ne Shqiperi nuk kane pesuar ndonje ndryshim madhor gjate dy-tre viteve te fundit, veçanerisht si pasoje e veshtiresive ekonomike, te cilat i kane detyruar kompanite te ruajne te njejtat nivele page, e disa te tjera te mbyllin aktivitetin, shkurtojne numrin e stafit, apo te ulin nivelin e pagave.

/Dita