Sadiku shenon per Zyrih por nuk feston. Ne pritje te nje skuadre te re

Lidhur me artikullin:

Armando Sadiku e nis me gol sezonin e ri. Sulmuesi i Kombetares Shqiptare, ende ne pritje per te mesuar te ardhmen e tij, nuk di te ndalet. Ai ka realizuar golin e pare ne ndeshjen e javes se pare ne Challenge League ku Zyrihu mundi me rezultatin 2-0 skuadren e Winterthur. Heroi kuqezi qe shenoi rrjeten e vetme ne Euro 2016 per skuadren e Gianni De Biasi, vulosi suksesin e ekipit te Zyrihut me nje gol te shenuar ne minuten e 83, vetem nje minute perpara daljes nga fusha e lojes.

Edhe pse arriti te siguronte tre pike me shume vlere per skuadren e tij, sulmuesi shqiptar nuk festoi pas golit. Aktualisht Sadiku mbetet pjese e skuadres se Zyrihut qe zoteron kartonin e tij. Ne pjesen e dyte te sezonit te kaluar ai u aktivizua me Vaduz, duke e ndihmuar me golat e tij ne arritjen e objektivit per qendrimin ne Kategorine e Pare. Aktualisht, ai eshte pjese e Zyrihut por nuk perjashtohet mundesia qe deri ne fund te merkatos te gjeje nje destinacion te ri. Gjate diteve te fundit, interes per te ka shfaqur skuadra turke e Galatasaray.