Sam Allardyce do te jete trajneri i ri i Anglise

Lidhur me artikullin:

Sam Allardyce do te emerohet trajneri i ri i Anglise brenda 24 oreve te ardhshme. Allerdyce ka qene kandidati kryesor per stolin e Anglise, pas shkarkimit te Roy Hodgson i cili beri nje pune te dobet ne Euro 2016. Trajneri anglez ishte i pari qe u mor ne interviste nga Federata Angleze.

Humbja e turpshme me Islanden muajin e kaluar ishte nje zhgenjim i madh per kombin britanik, te cilet vune ne dyshim aftesine e ekipit per te konkurruar ne nivel te larte. Detyra e Allardyce do te jete t’i jape nje identitet te qarte perfaqesueses te bazuar ne pune te madhe dhe elasticitet ne mbrojtje. Allardyce do te ulet per here te pare ne stolin anglez ne miqesoren e dates 1 shtator.