Sammer: “Per Bayern ka me shume rendesi menyra e lojes se sa rezultati”

Lidhur me artikullin:

Diferenca prej 11 pikesh nga vendi i dyte nuk eshte nje garanci per suksesin e Bayern Munchen ne Bundeslige. Keshtu mendon Drejtori Sportiv i bavarezeve Matthias Sammer, i cili kembengul se formacioni i Pep Guardioles ka ende shume pune per te bere deri ne perfundim te sezonit.

“Asnje klub ne bote nuk planifikon nje sezon pa humbje. Ne jemi te lumtur me ecurine e deritanishme, por kemi ende shume rruge per te pershkuar. Futbollistet kane bere nje pune te mire nen drejtimin e Pep Guardioles dhe ne deshirojme te ecim ne te njejtin drejtim. Cdo ndeshje e Bundesliges eshte nje sfide me vete. Ky kampionat konsiderohet nje nga me te fortet ne bote dhe kete nuk duhet ta harroje as skuadra qe e ka mbyllin pjesen e pare te sezonin ne krye”.

Sammer kembengul se stili i lojes se Bayern eshte shume me i rendesishem se vete rezultati.

“Bundesliga eshte shume e rendesishme per ne. Pa dyshim qe deshirojme ta ruajme deri ne fund kryesimin, por me e rendesishme se vete rezultatet eshte menyra se si Bayern luan futboll. Pas nje rezultati pozitiv fshihet loja e mire”.

Sfida e pare e Bayernit per 2015-ten eshte ajo me Wolfsburgun ne transferte me 30 janar.