Samsung Electronics në Forumin Europian të Elektronikës në Barcelonë më pranë konsumatorit me inovacionet e radhës

 

Barcelonë- 3 Shkurt 2017 – Këtë vit ndalesa e Samsung ishte Barcelona, aty ku produktet më të mira të vitit 2017 u prezantuan para medias Europiane, në një ekspozitë gjigande të vendosur në Pallatin e Kongreseve.

Dhe si çdo vit, njëri prej produkteve përbën ¨kryefjalën¨e eventit. 2017-ta i përket teknologjisë Q-LED. Një tjetër hap drejt perfeksionit sapo është marrë nga Samsung, i cili gjithmonë është i pari në konkretizimin e ideve inovative.

Samsung QLED, Inovacioni i rradhës në TV

Çfarë është Q-LED? Në mënyrë fare të thjeshtë, cilësi perfekte e imazhit. E nëse nuk mjaftoheni me kaq, atëherë ja se si kjo teknologji implementohet në televizorët e rinj të Samsung.

Cilësia e figurës përbëhet nga dy detaje, thellësia e ngjyrave dhe ndriçimi i tyre. Për Q-LED të dyja këto karateristika shkojnë shumë më lart asaj që kemi përjetuar deri tani. Falë teknologjisë së re dhe testeve të shumta, Samsung ka arritur të kalojë limitin e tij. I përbërë nga miliona kuantiume, ekrani i ri është i aftë të përfitojë ngjyra më të forta dhe kontrast më të lartë.

Dhe pas ekranit, arma tjetër e fortë e Samsung është designi, i cili në televizorët e rinj vjen në dy forma, ekran i sheshtë dhe i harkuar. Dhe më e bukura, ajo që ne na bëri më shumë përshtypje është një fibër optike e cila është i vetmi kabëll që lidhet me televizorin. Kjo fibër lidhet me një pajisje e cila në vetvete ka shumë porta për ta lidhur fare thjeshtë me çdo pajisje teknologjike që ju keni në shtëpi. E veçanta?

Çdo gjë mund të fshihet pas murit apo në një raft pranë televizorit tuaj. Nuk ka më kabëll që nuk dini si ta fshihni, e rëndësishme është të keni telekomandën në dorë, ose zërin tuaj. Samsung Q-LED TV mund të komandohet edhe me anë të zërit për të ndjekur kanalin tënd të preferuar ose për të naviguar në shumëllojshmërinë e aplikacioneve që ofron ky Smart TV.

“Viti 2017 shënon një ndryshim të madh paradigmë në industrinë e ekranit vizual, duke nisur epokën e Q-LED”, tha HyunSuk Kim, President i Visual Display Business në Samsung Electronics. “Me ardhjen e Q-LED TV, ne ofrojmë në ekran figurën me cilësi të vërtetë duke zgjidhur në këtë mënyrë nevojat dhe preferencat e konsumatorëve tanë nëpërmjet ripërcaktimit të vlerës themelore të TV.”

Zgjidhje të tjera teknologjike të prezantuara nga Samsung në Forumin Europian të elektronikës Barcelona 2017 përfshijnë Kondicionerin fitues të çmimit Wind-FreeTM i cili premton ambiente të rehatshme shtëpie me teknologjinë për të eliminuar ajrin e drejtpërdrejtë dhe reduktuar përdorimin e energjisë, Fshesat me korrent Robot POWERbotTM VR7000, më e hollë, më e zgjuar dhe më e fuqishme se më parë, fshesa e re robot e cila i plotëson kërkesat e pastrimit të konsumatorëve të sotëm. Linjat e reja të prodhimit ë pajisjeve shtëpiake elektronike plotësojnë kërkesat dhe preferencat e konsumatorëve modernë.

Rreth Samsung Electronics Co, Ltd
Samsung Electronics Co, Ltd frymëzon botën dhe modelon të ardhmen me ide dhe teknologji transformuese. Kompania po ripërcakton botën e TV-ve, telefonëve inteligjentë, pajisjeve që vishen, tabletëve, kamerave, pajisjeve dixhitale, printerave, pajisjeve mjekësore, sistemeve të rrjetit dhe zgjidhjeve për gjysëmpërçues dhe LED. Për të rejat më të fundit, ju lutem vizitoni redaksinë e lajmeve të Samsung në news.samsung.com